Të shtëna me armë në kompleksin e pishinave në Mullet, konfliktohen disa të rinj

 Të shtëna me armë në kompleksin e pishinave në Mullet, konfliktohen disa të rinj

Kompleksi 'Equos' ku u regjistruan të shtënat me armë

TIRANË- Të shtëna me armë në kompleksin e njohur "Equos" në fshatin Mullet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte rreth orës 18:45. Mësohet se disa të rinjë janë konfiktuar me njëri- tjetrin, ku situata ka agravuar deri në përdorimin e armëve.

Deri më tani nuk raportohet për të plagosur. Burime zyrtare bëjnë me dije se personi që ka qëlluar me armë në ajër është larguar me një 'Fouristradë'. Këto janë informacionet e para që Report Tv ka arritur të zbulojë, teksa pritet të mësohen më shumë detaje në vijim lidhur me shkaqet apo identitetin e personave të konfliktuar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. 

"Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:45, është njoftuar salla operative se në Mullet një shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi me një mjeti tip "Foristradë". Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia. 

Lajm në përditësim

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 01/08/2020 16:24

    AJO qe them une eshte se ne vend qe ti benim resortet dhe hotelet e bukura si ky me pishina ne bregdetin e durresit e vlores-sarandes-shengjinit ,,,i bejme kot se koti neper kodra e male,,,,ku nuk shkon kush,,kjo ishte ideja,,,keto resorte te behen ne bregdet sepse aty kane vlere dhe te japin para me LOPATE,,,,.dhe jo si e kemi bere per turp me pallate..........

    Përgjigju
  • Staplerfahrer: 01/08/2020 09:40

    Mentalitet hajvanesh

    Përgjigju
  • Alfons: 01/08/2020 01:01

    Ai eshte resorti ku pastron leket sajmir tahiri,dhe me arme ka qelluar lavdrim tufa pasi nga dita qe e kane nxjerre nga burgu ai sorollatet sa ne mullet sa ne qeha duke u bere presion fshatateve te shesin apo dhurojne pronat tek oligarket e edi rames,dhe ne kete mision fisnik ndihmohet nga administratori i rilindjes sokol kupi me adriatik kupin,po shpejt do u degjohet pushka dhe katunareve andej se lehte e kane marre drogaxhijte qe pastrojne leket.

    Përgjigju
  • Klodi: 31/07/2020 22:41

    Nje fillim i mbare..! Shkoni prap ne vende te pa sigurta ku vlon leku i piset Si lavatrice lekesh spitalesh e resortesh. Shkoni , por mos harroni rrobat e banjos dhe nje kallashnikov te shezlloni, Kot per ta patur! Kalofshi gezuar ne resortin me te ri ne tirane..

    Përgjigju
  • vera: 31/07/2020 20:59

    BEJNE PISHINA ME LOKALE NEPER KODRA E MALE,,SE BREGDETIN E DURRESIT E KANE ZENE ME PALLATE ,JU HENGERT MORTJA....

    Përgjigju
    • @Vera: 31/07/2020 22:49

      Po ose moj Vera ku i don ti pushinat e dashur tek 15 katshi? Apo i don ne mes te detit. A ke iden ti se ku eshte Mulleti dhe ca zone eshte andej o? Mos folni me mllef se do ju zej barku ujjjj.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë