Tiranë/ Kishte kërkuar divorcin, vjehrri ekzekuton ish-dhëndrin para gjyqit, plagoset avokati! Në pranga autori dhe bashkëshortja e viktimës, bashkëpunuan në vrasje

TIRANË- Një tjetër divorc (pas ngjarjes në Elbasan), ka sjellë vrasje në mes të Tiranës, pranë gjykatës. Mexhit Picari 53 vjeç ka vrarë në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.

Kudret Saliaj është qëlluar me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba. Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin et tij në këtë proces divorci, Adriatik Camaj i cili po ashtu ka mbetur i plagosur. Autori ka qenë bashkë me vajzën Dhurata Salia në të njëjtin lokal me viktimën, disa karrige me tej. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nuk ka pasur sherr mes tyre por ai i ka shkuar afër dhe e ka qëlluar me pistoletë. Pasi ka kryer vrasjen, autori është larguar me këmbë mes pallatesh dhe më pas është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht.  Pas ngjarjes Picari e ka hedhur pistoletën TT në lumin Lana, ndërsa arma e krimit është gjetur pas disa orë kërkimesh në tokë rrëzë lumit dhe jo brenda në ujë.

Në dëshminë e tij në polici Mexhit Picari tha se e ka bërë vrasjen për dinjitetin e vajzës, duke thënë se e kanë akuzuar pa të drejtë për tradhti ndaj bashkëshortit dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj.

Nuk dihet nëse plumbat e kanë kapur rastësisht Camajn, i cili është edhe avokati i Nevaldo Hajdarajt, ish policit që vrau Klodian Rashën. Avokatin e ka prekur një plumb dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën duke iu nënshtruar një operacioni për nxjerrjen e plumbit. Kanë qenë problemet familjare që kanë çuar deri në vrasje. Padia për divorc është paraqitur me 24 dhjetor 2020 nga viktima, ndërsa gjyqtare ishte Irena Plaku. Janë zhvilluar 4 seanca ndërsa sot ka qenë seanca e pestë. 

Pasditen e sotme policia arrestoi edhe  gruan e viktimës Dhurata Salianj, pasi akuzohet si bashkëpunëtore e babit të saj në vrasjen e bashkëshortit. Dhurata ishte e pranishme sot në lokalin ku babai i saj i ekzekutoi burrin duke e qëlluar 8 herë, 5 prej plumbave e kapën në trup.

Si lindi konflikti mes çiftit Kudret (Viktima) dhe Dhurata Saliajt (Vajza e autorit)
Report Tv mëson se zanafilla e konfliktit mes çiftit Kudret (viktima) dhe Dhurata Saliaj janë akuzat për tradhti. Viktima ka akuzuar ish-gruan e tij për tradhti dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj, ndonëse kjo e fundit i ka mohuar akuzat. 3 fëmijët qëndronin me babanë e tyre duke mos lënë nënë e tyre, Dhuratën që t'i takonte. Sipas saj, burri i ka manipuluar fëmijët duke i gënjyer. Mirëpo teksa nga njëra anë gruaja ka mohuar akuzat, në muajin Tetor në 2020 dhe është hetuar në arrest shtëpie për dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve dhe kërcënime ndaj vjehrrës. Më datë 2 Tetor, 32-vjeçarja mori leje nga puna për të shkuar në spital pasi nuk ndihej në gjendje të mirë shëndetësore. Në këtë momenti shpërtheu konflikti me burrin, që sipas saj, e akuzoi se kishte shkuar me të dashurin.

*Raportuan për Shqiptarja.com gazetarët Sokol Dema dhe Arsen Rusta

VIDEO nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:22
Vrasja në Tiranë, policia arreston gruan e viktimës: Dyshohet bashkëpunëtore e autorit të krimit

1622834652_797060ba16364a466.jpg

Viktima Kudret Saliaj, Dhurata Saliaj dhe i ati i saj, autori Mexhit Picari

Policia e Tiranës ka arrestuar Dhurata Salianj, vajza e Mexhit Picarit, autorit i vrasjes së dhëndrit të tij Kudret Saliaj ditën e sotme në një lokal, e akuzuar si bashkëpunëtor e babait të saj.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 53-vjeçari Mexhit Picari, dyshohet se kreu krimin në bashkëpunim me vajzën e tij, njëherazi bashkëshorte e viktimës.

Dhurata ishte e pranishme sot në lokalin ku babai i saj i ekzekutoi burrin duke e qëlluar 8 herë, 5 prej plumbave e kapën në trup. Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe avokati i viktimës,  Adriatik Cama.

Ora 18:35
Vrasja në Tiranë, qëlloi 8 herë me pistoletë mbi dhëndrin e tij dhe e hodhi armën te lumi Lana, RENEA e gjen pas disa orë kërkimesh

1622825363_WhatsAppImage20210604at18.39.34.jpeg

Arma që përdori autori e gjetur nga RENEA sot në lumin e Lanës

Mexhit Picari pasi qëlloi për vdekje dhëndrin e tij, Kudret Saliaj, me pistoletë TT e hodhi më pas në lumin Lana dhe më pas u largua drejt banesë së vajzës së tij në Yzberisht ku dhe u arrestua nga policia. Pas ngjarjes forcat RENEA kanë kontrolluar në Lanë, ku kanë gjetur edhe armwn e krimit që kishte rënë në tokë rrëzë lumit dhe jo brenda në ujë.

1622825299_WhatsAppImage20210604at18.29.34.jpeg

Ora 14:55
Vrasja në Tiranë/ Burri e akuzonte për tradhti, çfarë deklaronte nëna e vajzës: E vras me duart e mia nëse konfirmohet se ka dashnor

1622801223_tirane2.jpg

Mes akuzave për tradhti, nëna e Dhurata Saliajt ka mohuar që vajza e saj të ketë tradhtuar bashkëshortit, Kudret Saliaj që sot u ekzekutua nga vjehrri.

"E vras me duart e mia vajzën time nëse konfirmohet se ka dashnor, ama dua dashnorin", ka thënë nëna në një intervistë televizive.

Ora 14:42
Viktima i mbuluar me gjak, avokati i ulur në karrige duke folur në celular, del fotoja nga ekzekutimi me 5 plumba në mes të lokalit e Kudret Saliajt

1622810541_saliaj.jpg

Pamje të rëndë janë ato që vijnë pas ekzekutimit me 5 plumba të Kudret Saliajit në mes të një lokali në Tiranë nga ish-vjehrri i tij, Mexhi Picari. 41-vjeçari është lënë i vdekur në tokë nga të shtënat me armë zjarri të ish-vjehrrit të tij, i cili tha se vrau për nderin e vajzës. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama, i cili siç shihet po qendron i ulur në karrige duke folur në celular.

Ora 14:16
Vjehrri vrau dhëndrin pasi kishte kërkuar divorcin, sot parashikohej që Gjykata t'i linte kujdestarinë e fëmijëve viktimës

Pritej që sot Gjykata ti jepte kujdestarinë Kudret Saliajt i cili u vra nga vjehrri Mexhit Picari. Autori e vrau Saliajn pas seancës së 5 të divorcit me vajzën e tij. Sipas auorit viktima e kishte akuzuar pa të drejtë vajzën e tij për tradhëti dhe për dhunë në familje.

Ora 13:36
Vrau ish dhëndrin, autori ishte ulur në të njëjtin lokal së bashku me vajzën! Zbardhet dëshmia e tij: E vrava për dinjitetin e vajzës, ma kanë akuzuar pa të drejtë!

 

Zbardhet dinamika sesi ndodhi vrasja e Kudret Saliajt nga vjehrri Mexhit Picari në një lokal pranë gjykatës. Sipas burimeve, autori ka qenë bashkë me vajzën Dhurata Salia në të njëjtin lokal, disa karrige me tej. Nuk ka pasur sherr mes tyre por ai i ka shkuar afër dhe e ka qëlluar me pistoletë. Sa ka kryer vrasjen, është larguar me këmbë mes pallatesh. Picari është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht. Në momentin që ka dhënë dëshminë u ka thënë se e ka bërë vrasjen për dinjitetin e vajzës, duke thënë se e kanë akuzuar pa të drejtë. 

"E vrava për dinjitetin e vajzës, ma kanë akuzuar pa të drejtë", ka thënë ai mes të tjerash.

Armën e ka pasur pa leje se ishte ish-polic burgjesh.

 

Ora 13:32
Çfarë deklaronte në media Mexhit Picari për ish-dhëndrin që sot e vrau pranë Gjykatës: E kam kapur vetë, kishte lidhje jashtëmartesore, i tregova dhe vajzës

Babai i Dhuratës, Mexhit Picari, i cili ka qene edhe polic ka treguar një histori të 10 viteve më parë, kur kapi dhëndrin e tij duke u konfliktuar fizikisht me persona të tjerë. Sipas tij, sherri kishte ndodhur për konflikte banale ku ishin të përfshira edhe disa vajza.

 “Unë e kam kapur vetë para 10 viteve, kam kapur K. (bashkëshortin e vajzës), e kam kapur te KMY te lokali, e kemi kapur, edhe baba i vetë, e kemi parë me goca, lidhje jashtë martese. Kur kam shkuar unë, e kam gjetur të çarë këtu te nofulla, edhe kanë qenë 4 çuna duke u zënë për punë femrash. Kur e kam parë me gjak kështu, ju kam thënë policia, unë kam qenë punonjës policie. Ju kam thënë mos se policia këtu. Ata direkt e kanë lënë, edhe më tha mik më shpëtove, hallall ta bëftë Zoti. Po ç’na bërë kështu more dhëndër. Po ti je i martuar, a ke turp i thashë. A ke turp që zihesh për punë femrash. Ti je i martuar, ke fëmijë. Tha bëra gabim, po më fal. Edhe unë i thashë gocës, erdhi dhe i thashë për mua lere se ky nuk i heq huqet. Na ka marrë malli për nipërit, ju kanë bërë presion”, është shprehur babai i Dhurata Saliajt në media.

Ora 13:14
Del fotoja/ Këta janë viktima dhe autori i ekzekutimit në Tiranë

1622805202_kudretsaliaj.jpg

Report Tv ka siguruar foton e viktimës dhe autorit, Kudret Saliajt dhe Mexhit Picari.

Ora 13:10
Vrau ish-dhëndrin pranë Gjykatës, arrestohet autori! Rebani Jaupi: Viktima ka pasur proces të gjatë divorci, vajza e autorit e arrestuar për dhunë në familje

Drejtori i policisë Tiranë Rebani Jaupi ka deklaruar se është arrestuar Mexhit Picari i cili vrau ish dhëndrin Kudret Saliaj, i cili ishte në proces divorci me vajzën e autorit. Për ish bashkëshorten e viktimës thotë se ka qenë e arrestuar për dhunë në familje.

"Siç jeni njoftuar sot në orën 11:50 ka ndodhur një ngjarje e rëndë pranë një lokjali pas nesh ku është vrarë një person i cili ka qenë në një proces divorci me bashkëshorten. I ati i vajzës është autor.  U bë e mundur kapja e autorit. Autori ka pasur një proces të gjatë divorci me bashkëshorten. Ajo ka qenë e arrestuar për probleme të dhunës në familje. Gjatë kësja ngjarje është palgosur dhe avokati i cili ishrte në tavolinë bashkë me viktimën. Ka dëshmitarë, është e dokumentuar autorësia për hollësi të tjera më pas", tha ai.

Ora 13:00
Vrau ish- dhëndrin pasi i la vajzën, autori ish-polic burgjesh

Mexhit Picari, autori i vrasjes së Kudret Saliajit, ish-dhëndrit të tij ka qenë me detyrë ish polic burgjesh.

Ora 12:58
Vrasja në Tiranë, zbulohet zanafilla e konfliktit mes çiftit! Viktima akuzonte vajzën e autorit për tradhti: Shkoi në spital me dashnorin

 

Report Tv ka mësuar zanafillën e konfrilkit mes çiftit, Kudret dhe Dhurata Saliaj. Mësohet se viktima, që u ekzekutua sot nga vjehrri, ka akuzuar vajzën e autorit, Dhuratën për tradhti dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj. Kjo e fundit ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra nga burri i saj, mirëpo 32-vjeçarja u arrestua në muajin Tetor në 2020 dhe është hetuar në arrest shtëpie për dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve dhe kërcënime ndaj vjehrrës. Më datë 2 tetor, 32-vjeçarja mori leje nga puna për të shkuar në spital pasi nuk ndihej në gjendje të mirë shëndetësore, por në këtë momenti shpërtheu konflikti me burrin, që sipas saj, e akuzoi se kishte shkuar me të dashurin.

Ora 12:29
Babai vrau ish- burrin e vajzës pas seancës për divorcin, viktima kishte kërkuar ndarjen! Çifti kishte 3 fëmijë

1622802726_ambulanca.jpg

Report Tv mëson se vrasja e Kudret Saliaj ka ndodhur para seancës që ky i fundit kishte me vajzën e autorit për divorcin.Viktima kishte kërkuar ndarjen, teksa çifti kishte 3 fëmijë.

Padia për divorc është paraqitur nga viktima në 24 dhjetor 2020. Çështja me gjyqtaren Irena Plaku. Janë zhvilluar 4 seanca dhe sot në orën 12:00 ka qenë seanca e pestë.

Ora 12:27
Vrasja në Tiranë/ Policia jep njoftimin zyrtar

1622802558_policia.jpg

Policia jep njoftimin zyrtar për vrasjen në Tiranë. 

"Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.  Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia. 

Ora 12:24
Kudret Saliaj është qëlluar nga ish-vjehrri me 8 plumba, në trup e kanë kapur 5

Kudret Saliaj i cili është vrarë pranë Gjykatës së Tiranë në një lokal, është qëlluar nga ish-vjehrri me 8 plumba. 5 plumba e kanë prekur në trup duke e lënë të vdekur në vend.

Ora 12:20
U vra nga ish-vjehrri, viktima po pinte kafe me avokatin e plagosur! Shkak keqtrajtimi i vajzës dhe divorci

Kudret Saliaj u vra nga ish-vjehrri ndërsa ishte duke pirë kafe me avokatin Adriatik Cama. Kanë qenë problemet familjare që kanë çuar deri në vrasje, më i fundit divorci me vajzën e autorit i kërkuar nga viktima.

Ora 12:15
Vrasja brenda lokalit te Gjykata e Tiranës, zbulohet emri i viktimës

Kudret Salia është emri i personit që është vrarë sot pranë Gjykatë në Tiranë nga ish-vjehrri.

Ora 12:15
Vrasja në Tiranë/ Kush është prokurori i 'dosjeve të dështuara' që mbeti sot i plagosur, do i nënshtrohet operacionit

1622818543_cama.jpg

Adriatik Cama, ish-Prokurori i Tiranës, i shkarkuar nga Vettingu, ka qenë pjesë e disa dosjeve 'të dështuara', si ajo e 21 janarit, mos-dënimi i Mark Frrokut dhe disa çështjeve të tjera hetimore. Cama s e nisi karrierën e tij në Tepelenë ku mbante postin e zv-drejtues Prokurorie, por për një, çështje të përfunduar jo ashtu siç pritej ai u shkarkua nga detyra duke marr gradën e një oficeri të thjeshtë, për t’u transferuar më pas në Has. Sot, Cama është me profesion avokat, ku ka marrë në mbron policin Nevaldo Hajdaraj, i cili në 8 dhjetor vrau të riun Klodian Rasha. Aktualisht ai është në spital, jashtë rrezikut për jetën, ku do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Ora 12:02
Detaje nga vrasja në Tiranë/ Babai vret ish-burrin e vajzës për çështje divorci, e 'pëson' dhe avokati

Report Tv ka mësuar detaje të reja nga vrasja në Tiranë, pranë ish-Ekspozitës, në një lokal. Mësohet se autori, babai ka vrarë ish-burrin e vajzës së tij, për çështje divorci, teksa e ka pësuar dhe avokati Adriatik Cama. Ende nuk dihet nëse Cama ishte avokat i një prej palëve në divorc apo ishte rastësisht në lokal.

Ora 12:00
Vrasja në Tiranë/ I plagosur edhe avokati i Nevaldo Hajdaraj, që vrau të riun Klodian Rasha

 

Report Tv mëson se në tavolinë me viktimën ishte dhe ish-prokurori Adriatik Camaj, me profesion avokat. Ai është avokati i Nevaldo Hajdaraj, që vrau të riu Klodian Rasha. 

1622801030_adriatikcamacompressor590x354.jpg

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/06/2021 01:23

    Nje gje mund te pranohet :Ky cift nuk kishin pasur ndonjehere dashuri per njeri-tjetrin.Xhelozia,mosbesimi,tradhetia,lidhjet jashte martese,jane treguesi qe ky cift kishte gjithecka mes tyre,por jo dashurine dhe ja si erdhi fundi.

    Përgjigju
  • Mirdite: 04/06/2021 18:55

    Keq ardhje per plagisjen e Avokatit ,por qe dhandrrit ja ka bere shuuum mire, jane shum dhendrra qe meritojne plumbin .Ka shum nana babi qe niprit e mbesat i mesojne te shajne nanen qe i lindi . Nana qe i lindi eshte mburoja ma e forte per femijet , tek nana eshte buka e ambel edhe kur eshte thate .Kush nuk vlerson mamin e femijeve ska burrni .Brravo babe qe i ke dal zot vajzes tane .Ate qe kerkoj i ke dhen dhendrrit.

    Përgjigju
    • shperthyesi: 05/06/2021 07:41

      po nese gruaja ishte kurve sic thoshte dhendri?? apo kurverine e kemi zakon te mire dhe nuk ka gjo...vetem ti dalim zot femijes pa ci qi robt se eshte karakurve...

  • Zifti: 04/06/2021 18:40

    Ca i jepni jehone ktyre gabelve, Boll me kto me nder te madh shume Njeri me zi se tjetri.. Duke rujt nderin kto!!!

    Përgjigju
  • #Varijanullen: 04/06/2021 13:41

    Te lumte Dora. Ky zoteria dha nje mesim shoqerise me shume se te gjitha ato OjQ qe dalin pa breke dhe thone mbrojne femrat. Kete jane zakonet e Shqiptarit jo kozmoplitanet lgmbt e ku e di une. Me koken lart zoteri dhe ne nqs gjykata do te denoj me demek me ligj euopian ju kujtoj gjykuesve se para 2 vjetesh ne shkoder burri vrau graun qe ishte dhe gjykatese se nuk pranonte divorcin. Shqiperia e Shqiptarve. Poshte Kosmopolitanet .

    Përgjigju
    • Loti: 04/06/2021 15:54

      Zotria e vrau se ate dite dhendri merrte kujdestarine e femijeve ligjerisht o palle. Keshtu femijet i mbeten vajzes. e humbi me ligj e i mori jeten, zakon leshi

  • Avokati: 04/06/2021 13:22

    ore po me avokatin cpati ky??

    Përgjigju
  • Qani Qorri: 04/06/2021 13:13

    Vrasje,prerje, perdhunime ,vjedhje droge,prostituta. Shqiperi moj te kam dhjere si nuk u bere njeher ,, filmo ketu filmo..filmo pra..

    Përgjigju
    • O qano: 04/06/2021 13:36

      Po atje llumi ka mbetur ajka e shiptareve iku në emigracjon ka ngel dembell rrugact kriminel dhe k..vat

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë