Tiranë/ U kap me 67 doza kokaine dhe një shumë parash në makinë, në pranga një 30-vjeçar

Tiranë/ U kap me 67 doza kokaine dhe një shumë parash në makinë, në pranga një 30-vjeçar

Foto ilustruese

TIRANË - Një 30-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi u kap me disa doza kokaine në makinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ymer Kurti" ku gjatë kontrollit të makinës së Endrit Murranit u gjetën 67 doza kokaine si dhe një shumë parash të dyshuara  të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Policia njofton se gjithashtu nën hetim janë dhe 2 persona të tjerë me iniciale E.G. dhe E.Gj. të cilët ishi pasagjer në makinë.

Ata do hetohen pasi nuk kanë kallëzuar lidhur me sasinë e lëndës narkotike tek organet kompetente.

"E. M., 30 vjeç, pasi, në rrugën "Ymer Kurti", gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjetën 67 doza lëndë narkotike kokainë, një shumë lekësh që dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike dhe 1 aparat celular, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale bashkë me automjetin. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit E. G. dhe E. Gj., pasagjer në mjetin me drejtues E. M., pasi dyshohen se kishin dijeni për këtë fakt dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente" - njofton policia.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un