Tiranë- 1500 euro për diplomë pa shkuar asnjë ditë në shkollë, arrestohet polici sekser

Tiranë- 1500 euro për diplomë pa shkuar asnjë ditë në shkollë, arrestohet polici sekser

Foto ilustruese

TIRANË- Një punonjës polici është vënë në pranga, pasi ka përdorur postin e tij për t'i marrë një diplomë në një universitet privat një personi, pa shkuar asnjë ditë në shkollë.

Burime zyrtare konfirmojmë se bëhet fjalë për E. SH., 47 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, Komisariati i Policisë Nr. 2. Sipas  Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka ndërhyrë tek personat me funksione, të punësuar në një universitet privat, mundësoi pajisjen me diplomë të një personi, edhe pse ky i fundit nuk ndoqi për asnjë ditë procesin mësimor, në këmbim të përfitimit të shumës prej 1500 eurove.

Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.

Njoftimi i plotë
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arreston një punonjës policie të dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arrestimi i punonjësit të policisë E. SH., 47 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, Komisariati i Policisë Nr. 2, Tiranë u krye me urdhër të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ekzekutimin e Vendimit të kësaj Gjykate mbi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.

Punonjësi i policisë E. SH. dyshohet se duke ndërhyrë tek personat me funksione, të punësuar në një universitet privat, mundësoi pajisjen me diplomë të një shtetasi, edhe pse ky i fundit nuk ndoqi për asnjë ditë proçesin mësimor, në këmbim të përfitimit të shumës prej 1500 eurove.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale