Tiranë / Arrestohet 'Kimi', kosovari i kërkuar në Gjermani për vrasje në një diskotekë (VIDEO)

Arrestohet në kryeqytet një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është Shkëlqim Kastrati 23-vjeç i cili kërkohej për veprën penale 'vrasje me dashje', i dënuar më parë në shtetin gjerman për vrasje të mbetur ne tentativë.

Bashkë me 23-vjeçarin, në banesën e tij në Rrugën e Durrësit është vënë në pranga edhe A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë, i cili figuron i dënuar edhe më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

Gjatë kontrollit të banesës policia sekuestroi një armë zjarri SIG-SAUER, me  fishekë që dyshohet se  i përkiste 23 vjeçarit, Shkëlqim Kastrati, si dhe 7 paketime  me lëndë narkotike  “Canabis Sativass”, që dyshohet se  i përkiste shtetasit A.S.

Policia shpalli në kërkim edhe pronarin e banesës A.Ll, i cili ia kishte dhënë atë me qira Shkëlqim Kastratit.

Policia gjermane ishte vënë në kërkim të Kastratit i njohur me pseudonimin Kimi, pas një vrasje të ndodhur në dhjetor të vitit 2017 në një disko në Schwarzwald-Baar-Kreis, vepër penale për të cilën kodi penal në Gjermani parashikon deri në 15 vite në burg. 

Pas kësaj ngjarje Kastrati u shpall në listën e më të kërkuarve dhe fotoja e tij u vendos nga policia edhe nëpër aeroporte.

Shkëlqim Kastrati i kërkuar në Gjermani

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale