Tiranë/ Autobusi me pasagjerë del nga rruga

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kodër-Kamëz, pasi një autobus ka dalë nga rruga për shkak se drejtuesi i tij ka humbur kontrollin.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Institut-Bathore. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar pesë pasagjerë të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.


Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

m.v./A.AG/Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Hinglateri: 21/05/2019 22:55

    Jane shofere qe pijne gjithmone

    Përgjigju