Shkëputja e ashensorit në Tiranë, shkak tejkalimi i kapacitetit! U futën 5 anëtarë të familjes, nga 3 që lejohej! IShMT: Funksiononte prej 11 vitesh, i paregjistruar

TIRANË - Pesë anëtarë të një familjeje në kryeqytet, që sapo kishin ardhur në një pallat në zonën e Astirit ranë nga kati i pestë në katin zero në ashensor. Dy prej tyre u dëmtuan dhe u transportuan në spital dhe janë jashtë rrezikuar për jetën.

Report Tv ishte në pallatin ku u shkëput ashensori që mund të ishte kthyer në një tragjedi për anëtarët e një familjeje në Tiranë. Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut e ka bllokuar që prej orëve të mbrëmjes së të hënës, kur ngjarja ndodhi.

Sinan Kazani, 56 vjeç, dhe Selvie Kazani, 55 vjeç, burrë e grua, u dëmtuan lehtë si pasojë e shkëputjes së ashensorit. Zyrtarisht, policia njofton se shkak u bë tejkalimi i kapacitetit, i përcaktuar 2 deri në 3 persona. Në momentin e incidentit jo vetëm që ishin 5 anëtarë të familjes Kazani, por edhe çanta dhe sende të tjera, të cilat ndikuan për të përkeqësuar situatën. Administratori i pallatit, i kontaktuar nga Report Tv thotë se ashensori ishte i kolauduar, por jo i regjistruar pranë organeve. Sipas tij, në mënyrë periodike i është bërë të paktën një herë në muaj kontrolli teknik.

Banorët janë të frikësuar por tregojnë se shkak kryesor është papërgjeshmëria e shumë prej tyre teksa tejkalojnë kapacitetin e ashensorit.

"A ka pasur probleme më parë? Jo asnjëherë. Edhe te ky pallati tjetër dje ndodhi ky problem, se u futën shumë njerëz, nga ajo ndodhi gjithë problemi, se ashensori punonte në rregull. Po ne s’kemi edukatën, kur thotë duhet të futen katër persona, ti pse shkon futesh më shumë, 6-6 persona, bashkë me çanta. Ca faji ka pastaj tekniku dhe administrator. Kontrollohen çdo muaj. Teknikët vijnë muaj për muaj. Nga këto gjëra janë në rregull. U futën me çanta, mbi peshën e caktuar. Nga kjo erdhi ky problem", u shpreh një banore.

Administratori i një pallati në zonën e Astirit, për Report Tv ngriti problemin e kolaudimit të ashensorëve. Ferik Mbrati listoi shkaqet që mund të çojnë në shkëputjen e ashensorit.

"Mund të jetë të ftohtët, frenat nuk funksionuan, mund të jetë luhatja e tensionit. Kur tensioni nuk është normal bobina e drenave nuk është normal, ashensori bën lëvizje të pakontrolluar. Mbi kapacitetin nuk funksionon. Edhe ndodhin këto pastaj, bën lëvizje të pakontrolluara ashensori. Kur thotë katër persona, hyp katër, jo gjashtë. Plus mban nja dy valixhe edhe ndodhin këto", tha ai.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Inspektoriati i Mbikëqyrjes së Tregut ku me anë të një deklarate bën me dije se ashensori ka pësuar defekt për shkak të mbingarkesës dhe se pavarësisht se funksiononte prej vitit 2012, ndërtuesi nuk e kishte regjistruar në institucionin përkatës. Për pasojë, ISHMT ka nxjerrë jashtë përdorimit këtë ashensor deri në mënjanimin e defekteve teknike të konstatuara. 

Policia e Tiranës do të vijojë hetimet për këtë rastit, që është i përsëritur në kryeqytet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:50
Shkëputja e ashensorit në Tiranë, reagon Inspektoriati i Mbikëqyrjes së Tregut: Funksiononte prej 2012-ës, ndërtuesi nuk e regjistroi

1675767222_Screenshot15.jpg

Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar për rrëzimin e ashensorit mbrëmjen e djeshme në zonën e unazës së Re në Tiranë. Në reagimin e bërë thuhet se ashensori ka pësuar defekt si pasojë e mbingarkesës duke pasur një numër më të madh personash nga sa lejohej. Por mes të tjerash, ISHMT bën me dije se ky ashensor rezulton i paregjistruar në institucionin përkatës.

Reagimi i Plotë:

Në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e datës 06.02/2023 në ashensorin në adresë: Rruga “Teodor Keko”, Njësia 14, pallati 18/67, nga ana e Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut është bërë inspektimi i menjëhershëm duke kryer verifikimet paraprake, prej të cilave rezultoi se,

a) Ashensori ka pësuar difekt gjatë funksionimit të tij në kushtet e mbingarkesës me një numër më të madh personash, përtej ngarkesës nominale. Ky incident nuk shkaktoi pasoja të rënda në shëndetin e personave.

b) Ky ashensor nuk rezulton i regjistruar pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut.

Referuar legjislacionit të kësaj fushe, personi përgjegjës mbi funksionimin e ashensorit (ndërtuesi ose administratori i pallatit) ka detyrimin ligjor për të bërë regjistrimin e tij. Por në rastin konkret nuk ka një aplikim pranë ISHMT-së për regjistrim, ndërkohë që ashensori ka qënë në funksionim që nga viti 2012.

Nga ana e e personave përgjegjës (ndërtuesi ose administratori i pallatit) për këtë ashensor nuk ishte kryer ndonjëherë vlerësimi i konformitetit (çertifikimi) nga një Organ i Miratuar për Vlerësimin e Konformitetit(OMVK) .

Parashtrojmë se në kushtet kur një ashensori nuk i bëhet vlerësimi i konformitetit me rregullat teknike nga një organizëm OMVK, dhe kur nuk bëhet regjistrimi i tij pranë ISHMT-së duke mos ju nënshtruar në vijim inspektimeve periodike, ashensori realisht konsiderohet i pasigurt dhe nuk lejohet të vihet në përdorim.

c) Në momentin e inspektimit të menjëhershëm nga ISHMT, ashensori i lartpërmendur ishte rivendosur në punë nga personat përgjegjës.

d) Në këto kushte nga ana e inspektorëve u morën masat urgjente e heqjes nga funksionimi i ashensorit deri në mënjanimin e gjithë të metave teknike të konstatuara, duke përfshirë për këtë edhe një Organ të Miratuar për Vlerësimin e Konformitetit .

Ora 11:48
Shkëputja e ashensorit në pallatin në Tiranë, Policia e konfirmon: Banorët nuk respektuan peshën e lejuar

Ashtu siç Report Tv e raportoi pak më parë, policia ka konfirmuar se shkak për shkëputjen e ashensorit në një pallat në Tiranë një ditë më parë është bërë tejkalimi i kapacitetit. Kjo për shkak se në ashensor ishin futur 5 persona nga 2-3 që ishte kapaciteti i lejuar.

“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në rrugën "Aleksandri i Madh", ku ashensori i një pallati ra nga kati i pestë në katin zero, ju informojmë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i rënies së ashensorit ka qenë tejkalimi i kapacitetit, pasi në ashensor kishin hipur 5 persona, ndërkohë që kapaciteti i lejuar ishte 2-3 persona. 2 personat e dëmtuar, pasi kanë marrë mjekimin në spital, janë larguar në banesë, ndërsa 3 të tjerët nuk kanë pësuar dëmtime. Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim”, njofton policia.

Ora 11:47
Administratori i një pallati flet për Report Tv: Ja shkaqet që mund të çojnë në shkëputjen e ashensorit! Ndonjëherë ka kolaudime të paligjshme

 

Administratori i një pallati në zonën e Unazës së re ka folur për Report Tv pas incidentit ku çifti i bashkëshortëve mbetën të plagosur pasi ashensori ra nga kati i 5 në 0. Ferik Mbrati tha për gazetarin Sokol Dema, tha se këto probleme janë të mbartuara pasi në shumë raste kolaudimi bëhet në mënyrë të paligjshme. Aministratori Ferik Mbrati dha edhe disa shkaqe që mund të çojnë në shkëputjen e ashensorit.

“Problemet me ashensorët nuk janë të sotmet. Janë të mbartuara. Që nga kolaudimi në fillim, pasi dorëzohet pallati, dorëzohet me të gjitha, ashensorët, me standardet, me sensorët. Pallatet nuk janë dorëzuar, nuk janë kolauduar.

Edhe nëse janë kolauduar janë kolauduar në mënyrë të paligjshme. Se duhej ta kolaudonte kompania që e vendos. Duhej ta merrte bashkia. A kanë dokumentacion këtë ashensorë, asnjë nuk ka. Kompania ka bërë një mikser, kafazin mund ta prodhojë këtu, motorin nga Turqia, bëjnë një mikser, e montojnë, një procesverbal që u vë ashensori. A është kolaudim kjo? Jo. Kolaudimin e bën ndërtuesi, kompania e dorëzon me të gjitha të dhënat, nuk ka një katalog për ashensorin. Kontrollet periodike janë. Në këto raste ka sakaq, mund të jetë të ftohtët, frenat nuk funksionuan, mund të jetë luhatja e tensionit. Kur tensioni nuk është normal bobina e drenave nuk është normal, ashensori bën lëvizje të pakontrolluar. Mbi kapacitetin nuk funksionon. Edhe ndodhin këto pastaj, bën lëvizje të pakontrolluara ashensori. Kur thotë katër persona, hyp katër, jo 6. Plus mban nja dy valixhe edhe ndodhin këto”, tha Ferik Mbrati për Report Tv.

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 08/02/2023 12:51

    Kush e ka kontrolluar ashencorin dhe a ka nje raport per kontrollin, a ka kompani te pavarura dhe te autorizuara nga shteti qe e kane kuntrolluar dhe dhene lejen e perdorimit.Normalisht ne nje ashensor te instaluar mire mbingarkesa et bllokon, ashensori nuk leviz kur eshte i mbingarkuar. Renia e kabines vendos ne fuksionim sistemin parachute qe e blokon maximumi 2 metra me posht. a ka funksionuar sistemi i bllokimit?

    Përgjigju
  • Iris: 08/02/2023 01:51

    Ketu ku jetoj une,ashensoret jane te pajisur me info.si p.sh sa eshte pesha e tyre dhe sa eshte limiti i peshes qe mbajne si dhe kane butonin e emergjences.Pra thone vetem peshen,por jo sa persona duhet te hyjne.Nese hyn vetem nje superobez qe peshon 500 kg dhe pa canta i bie sipas arsyetimit te ketyre shqipove qe te pesoje avari.Do te ishte qesharake kur pasi t'a /peshosh/ tjetrin me sy perpara deres se ashensorit t'a pyesesh direkt kur nuk je i sigurte://Me falni,por sa peshoni se nuk di nese do te na mbaje te gjitheve?//

    Përgjigju
  • Arseni: 08/02/2023 01:50

    ISHMT, Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe bashkia duhet te kete te kryej detyrat qe percakton ligji, dhe jo te kontrollojne vetem aktivitetin e fshatarve te MEZEZIT e MULLETIT qe shesin presh e lakra ne menyre te paligjeshme dhe te ndezin sirenat e veturave te tyre per te reklamuar punen e tyre, se demi i preshit nuk njesoj me vdekjen ne ashensor. Europa na ndimoj per ligjet e aprovuara, por organet shtetrore dhe vendore vazhdojne te rendin mbas korupsionit, dhe krimit duke mbushur tubat e aspirimi me leket e firmave te mirmbajtjes se ashensorve. te cilat shantazhojne banoret duke kerkuar 20000 lek per nje ore mirmbajtje, pra 160000 lek ne 8 ore me kontrate ose me nje cmim me te vogel pa TVSH pa kontrate. Kontrolloni keto cmime, se kjo eshte e vetmja menyre qe te regjistrohen ashensoret se populli do qe te jetoj duke pasur per te ngrene ose pranon te mbytet ne France dhe Angli.

    Përgjigju
  • Liku: 07/02/2023 17:43

    Keto jane perralla lum miku. Nga pesha ashensori bllokohet, nuk bie se nuk ishin dy ton ata qe te kepusnin kavot. Bashkia te marre pergjegjesine dhe te kontrolloje te tjeret qe te mos ndodhin me ngjarje te tilla.

    Përgjigju
  • zhap: 07/02/2023 14:23

    ashensoret kane peshore, nese ka rene nga pesha do te thote qe peshorja nuk ka funksionuar ose nuk eshte fare e instaluar.

    Përgjigju
  • Familja: 07/02/2023 13:21

    Nuk ka rene nga pesha,por vetem se tekniket e e ashensoreve,bashke me administratoret e pallateve vjedhin leket e familjareve e nuk i bejne asnje shërbim ashensoreve.Ka plas hajduteria gjithkund ne shqiperi,te gjithe me vjedh popullin

    Përgjigju
    • Berti: 07/02/2023 16:05

      Jam ok me ty.thjesht administratoret i fusin leket ne xhep pa paguar sherbimet jetesore.

  • demo: 07/02/2023 12:42

    ky specialisti qe flet per fajtor mbipesha ne ashensor,do tja lere kopilin banoreve qe nga 4 hipen 5,,kjo eshte mashtrim.Ky personi eshte maskara.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 07/02/2023 12:01

    Mashtrim klasik. Tre persona obeze nga 100 kg secili bejne 300 kg gjithsej. Nuk ka ashensor me te tilla kufizime. Institucionet e bashkise se Tiranes nuk kane akte per kolaudimin e nderteses sips ligjit, por marrin para vetem per te vendosur firmen.

    Përgjigju
  • Meri: 07/02/2023 10:56

    Mashtrus....ky eshte justifikim.Ashensori kur ka mbipesh nuk niset.

    Përgjigju
  • Arbëri: 07/02/2023 10:31

    Hahahaha Hahahaha, ra nga pesha sepse ështé për kater pers dhe u bën pes…ironi, mashtrim , vjedhje e ç’ka jo tjeter. KËTO marrzira nuk i degjon as kund në botë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë