TIRANË - Një 31-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në kryeqytet pasi është goditur me thikë sapo ka dalë nga makina në rrugën "Kongresi i Lushnjes".
Viktima Egli Pashollari, sapo ka dalë nga makina është sulmuar menjëherë nga 2 vëllezër, të cilëve, sipas dyshimeve, u ka ngacmuar motrën. E pranishme në vendngjarje dhe pjesëmarrëse në sulm ishte dhe vetë kjo e fundit.
Gjatë përleshjes fizike, njëri prej vëllezërve, i identifikuar si Gazmend Buçpapa, e ka goditur të paktën një herë me thikë në kurriz. Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij është nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje, ku edhe ka humbur jetën rrugës.
2 vëllezërit dhe e motra janë me origjinë nga Tropoja.
"Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital",- njofton policia.
Egli Pashollari është ish-gardian burgu i akuzuar në vitin 2020 se tentoi t'i fuste alkool në qeli Emiljano Shullazit.
lajm në përditësim...
Pellgu i gjakut të Egli Pashollarit dhe kufje që i përkisnin 31-vjeçarit ose 3 sulmuesve të tij, janë pamjet nga rruga "Kongresi i Lushnjes" në Tiranë, ku i riu u vra me thikë.

Personi që shihni në foto është Egli Pashollari, i cili pasditen e sotme u vra me thikë në rrugën "Kongresi i Lushnjes" në Tiranë pasi u sulmua nga 2 djem dhe 1 vajzë.
Komente













Ka humbur morali I meshkujve. Nje mashkull qe refuzohet nga nje femer nuk e pranon dot ,nga ana tjeter jane dy vellezer qe nuk e pranojne qe te shoshitin gjerat
PërgjigjuBUCE TROPOJE. Vetem moter nuk eshte. Tani do Q ..... Rehat. BUCEQENET ne BIRUC.
PërgjigjuMjere ai qe iku, maloket u rrafshofshin ngaky ven e mos i oafte me kurte njerrzimi. Qen te pabese
PërgjigjuPo tani cdo boj Motra???
PërgjigjuDo iqet me tjetrin ca do bej
Ngacmoni prap. Hajt se ta merr hakun Shullazi.
PërgjigjuO toniiii dhe ju tooccattt tjere ne shqiperi mos gocmoni femrat. Se pefundoni si ky palloj qe iku sot . Në qofte se esht e vertet dhe motra ka qe Bashk me vllezrit halla mir ja ka bo. Dote thot qe ka shku shum me larg se gacmimi. Se kurr motra nuk do ti fus vllezrit ne sherr. Mesoni ju gangot tjere nga kjo fatkesi e sotme.
PërgjigjuPo cfare mire ja kane bere o *****! Nese do kishin problem le ta godisnin me grushte etj, por jo ti merrnin jeten. Frikacaket e tropojes nuk zhgenjejne as kete here. Qellojne pas shpine si kacake ferrash.Nuk vritet tjetri per nje ngacmim femre " o trim". Ngushellime familjes.
Egli iku shpejt ne ate bote por ata te tre qe do vuajne tere jeten