Tiranë/ Plas molotovi brenda oborrit të xhamisë së Namazgjasë në muajin e Ramazanit! Zjarrvënie e qëllimshme! Zjarrfikësja ndërhyn në kohë (VIDEO)

TIRANË- Një sasi molotovi ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të diele brenda oborrit të xhamisë së Namazgjasë.  Duke përfituar nga kaosi i krijuar në kryeqytet për shkak të protestës kundër shembjes së Teatrit, persona të paidentifikuar kanë hedhur një sasi molotovi brenda një kontenieri, ku njëra prej tyre ka shpërthyer e ndërsa një sasi tjetër është gjetur jashtë parlamentit të paplasur.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme. Ka qenë roja e kantierit, i cili sapo ka parë tymin dhe flakët, ka njoftuar forcat zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur ndërhyrjen në kohë. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, e cila vjen pikërisht në muajin e Ramazanit. 

Prej mëse 2 vitesh, xhamia e Namazgjasë është duke i rikonstruktuar dhe oborri i saj është i rrethuar nga me një "mur" prej llamarine. Zona është e rrethuar nga kamerat e sigurisë, çka mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të gjithë të këtij sulmi, si dhe në identifikimin e autorëve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjekra: 18/05/2020 09:12

    Po Bab Karbunara c thote për kete gje, a tha gje?

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 18/05/2020 01:22

    Dihet kush e ka per zemer tritolin. Ska nevoje per koment

    Përgjigju
  • Baci: 17/05/2020 23:50

    Letyra Sali kerkon te ndeze probleme nderfetare. Ti njohim mire marifetet tani o karte e djegur.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 17/05/2020 23:49

    Opozita eshte ne gjendje te djege gjithçka qe del perpara, krielinistin parlamentin, ministrine e mbrendshme tash edhe xhamine, zoti ju vrafte doni te krijoni kaos, sespse po jepni shpirt per beman qe keni ba tash 30 vjet. Turp turp, Basha Meta ne burg bashk me sali kriminelin.

    Përgjigju
  • Pensionisti: 17/05/2020 23:23

    Eshte saje se e RILINDJES per te terhequr vemendjen e protestes se neserme

    Përgjigju
  • populli: 17/05/2020 23:21

    Politika don te shkaterroje dhe mardhenjen e mrekullueshme nderfetare qe ka ky vend.. Mjaft o mostra se po imerni cdo gje te mire ketij vendi

    Përgjigju
  • Shkodra: 17/05/2020 23:12

    Tentativë e dështuar e qeverisë për të krijuar një tjetër ngjarje të bujshme, në mënyrë që të sfumohet indinjimi mbi shembjen e teatrit. Turp për ta që kanë arritur deri në këtë pikë. Nëse kjo akuzë që po bëj, mund të dukej e tepruar deri dje, me mënyrën se si veproi qeveria për shembjen e Teatrit Kombëtar, gjithcka mund të pritet prej tyre.

    Përgjigju
    • Santa Quaranta: 18/05/2020 12:49

      O Shkodra!! Si kjo pajisje flakeruese jane gjetur te paplasura dy cope ne ngjarjen kur u dogjen materialet zgjedhore ne Bashkine Vau i Dejes me 2019. Kerko ne internet dhe do te gjesh fotot dhe nese nuk ke informacion pyet andej nga Shkodra se kush i dogji dhe me se i dogji!

    • Emigranti: 18/05/2020 06:24

      Nuk eshte e qeveris jo po shyqyr qe doli dikush trim dhe i ra se po kthehmi turq edhe un do i kisha ron po ca ti boj qe jom jasht se mbin kto xhamit si kerpudha kudo

  • Mikel: 17/05/2020 23:03

    Shume mire bene...Ishte shume e vjeter

    Përgjigju
    • Alb: 17/05/2020 23:32

      Hahahaha i madh komenti i kish kaluar 3 vjet ajo xhamia mir e ke duhej djegur.po si u ngriten qe ne 4 te mengjesit pavarsisht virusit mblodhen 1000 polica e shemben nje godin 3 katshe sikur do ikte me vrap ajo godina do ta kapnin ne flagranc shtet gabel jemi.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Amnistia/ Lirohen 780 të dënuar, Manja nga burgu i Rrogozhinës: Merruni me punë të ndershme, mos e ktheni më kokën pas

Amnistia/ Lirohen 780 të dënuar, Manja nga burgu i Rrogozhinës: Merruni me punë të ndershme, mos e ktheni më kokën pas