Tiranë/ Shpërndanin heroinë dhe kokainë në zonën e Astirit dhe në disa qytete, dy në pranga! U sekuestrohet droga, peshore dhe para

Tiranë/ Shpërndanin heroinë dhe kokainë në zonën e Astirit dhe në disa qytete, dy në pranga! U sekuestrohet droga, peshore dhe para

Sendet e sekuestruara të dy të rinjve të arrestuar në Tiranë

TIRANË- Dy të rinj, shpërndarës droge janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të operacionit të  koduar “Kalaja”. Në pranga ka rënë J(J).Ç., 32 vjeç dhe K(N).A., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë. 

Këto të rinj shpërndanin kokainë dhe heroinë kryesisht në zonën e Astirit dhe në disa qytete të tjera. Gjatë arrestimit të tyre, u sekuestrua rreth 190 gramë lëndë narkotike heroinë, 93 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celular.

"Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar "Kalaja".

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë Shpërndanin heroinë dhe kokainë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, vihen në pranga dy persona, me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet rreth 190 gramë lëndë narkotike heroinë, 93 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celular. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes ë drogave të forta, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një punë hetimore disa mujore, finalizoi operacionin policor të  koduar “Kalaja”, në kuadër të të cilit u bë  kapja dhe ndalimi i shtetasve :

J(J).Ç., 32 vjeç dhe K(N).A., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 190 gramë lëndë narkotike heroinë, 93 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celular. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë në zonën e Astirit dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS