Tiranë/ Ulen ndejshëm temperaturat, punonjësit e Bashkisë ofrojnë një strehë të ngrohtë për personat në nevojë, Veliaj: Ju lutem familjeve të mos i neglizhoni

Tiranë/ Ulen ndejshëm temperaturat, punonjësit e Bashkisë ofrojnë një strehë të ngrohtë për personat në nevojë, Veliaj: Ju lutem familjeve të mos i neglizhoni

Foto nga shërbimet e Policisë Bashkiake së bashku me të pastrehët

TIRANË- Shërbimet e Policisë Bashkiake së bashku me shërbimet sociale të Bashkia Tiranë, janë çdo ditë e çdo natë në terren për të ndihmuar njerëzit në situatë rruge.

Për shkak të uljes së ndjeshme të temperaturave të ditëve të fundit, ata kanë intensifikuar kontrollet, për të konstatuar  dhe dërguar në qendrat sociale të Bashkisë, të gjithë shtetasit e gjendur në situatë rruge, me qëllim për të ruajtur jetën dhe shëndetin e tyre.

Kryebashkiaku Veliajt përmes një postimi në rrjetet sociale falenderon punonjësit e terrenit për punën e palodhshme.

"Çdo mbrëmje të ftohte, skuadrat e Policisë Bashkiake dhe të Emergjencave të Bashkisë Tiranë shoqërojnë në ambientet e ngrohta të Qendrës Sociale Shkoze personat në situatë rruge. Ju falenderoj me zemër. Por, shumica vijnë nga qytete ku kanë familje që s'duhet t'i neglizhojnë, ju lutem!", shkruan Veliaj në Twitter.

 



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota