Titulli kampion në Superligë, Partizani 'mbush arkat' e klubit (SHUMA)

Titulli kampion në Superligë, Partizani 'mbush arkat' e klubit (SHUMA)

Partizani kampion

Partizani u shpall kampion i Shqipërisë në futboll për edicionin 2022-23. "Demat" e trajnerit Giovanni Colella siguruan trofeun numër 17-të në histori, me teknikun që bëhet italiani i parë që fiton këtë Kupë në vendin tonë. Me pikë të barabarta me Tiranën (67), të kuqtë veç suksesit emocional kanë "mbushur arkat" e klubit.

Më shumë se 1 milionë euro pritet të arkëtojë Partizani, kjo pas pjesëmarrjes në Kupat e Evropës dhe shpërblimet nga FSHF-ja apo Bashkia Tiranë. Edhe nëse nuk kalon asnjë tur në Evropë, Partizani që do luajë në Champions ka të sigurta 810 mijë euro nga UEFA.

260 mijë euro shpërblim janë për pjesëmarrjen në këtë kompeticion, teksa 350 mijë të tjera si "bonus eliminimi". Nëse të kuqtë dështojnë në Champions, radha është për Europa League dhe më pas në Conference League.

200 mijë euro UEFA do ia japë Partizanit për secilin tur, atë të 1 dhe të 2-të, që Partizani i ka të sigurta qoftë edhe në Conference League në rastin më të keq. FSHF dhuron për ekipin kampion të Shqipërisë 80 mijë euro, teksa afro 130 mijë euro (15 milionë lekë) jep bashkia e Tiranës për ekipin kampion. Me 1.2 milionë euro të sigurta, Partizani duket me financa të shëndosha për edicionin e ri.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Biri I partizanet clirimtar: 30/05/2023 15:36

    Partizani eshte ekipi I femres se shumices se shqiptareve! Emri I tij eshte lavdia e kombit shqiptar!

    Përgjigju
  • partizani zemra eme: 30/05/2023 11:16

    E Mor Partizon Cna kenoqe thongsha zemron

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia