Titulli pas 3 dekadash, Kloop premton: Koronavirus s'na pengon, do ta festojmë me tifozët e Liverpool-it

Titulli pas 3 dekadash, Kloop premton: Koronavirus s'na pengon, do ta festojmë me tifozët e Liverpool-it

Premier League do të rinisë më 17 qershor për të mbyllur kampionatin në fushë. Por mbi të gjithë duket se për fituesin nuk ka diskutim, pasi Liverpool është shkëputur ndjeshëm dhe është pranë titullit pas një pritje prej 3 dekadash.

Për këtë arsye tifozët e këtij ekipi ishin përgatitur për një festë të madhe, e cila është vënë në diskutim për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në lidhje me këtë çështje trajneri i Liverpool-it Jurgen Kloop ka folur së fundmi për BBC.

Kloop, një nga trajnerët më karizmatik në botën e futbollit, premton se do të gjendet një mënyrë për të festuar me tifozët:

Gjithmonë mund të festohet, pavarësisht ku ndodhesh. Nëse shpallemi kampionë, çfarëdo feste të jetë e mundur, ne do ta bëjmë atë. Dhe me të gjithë tifozët tanë kur të na lejohet ta bëjmë përsëri.

Nëse ndodh diçka e tillë, pra shpallemi kampionë, premtoj që do të zhvillohet edhe një paradë. Na mjafton një ditë ku të gjithë mund të vijnë për të festuar së bashku,”- thekson trajneri i kampionëve të Evropës.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira