Tjetër 'firo' te Partizani, klubi bullgar paguan klauzolën e Arinaldo Rrapaj

Tjetër 'firo' te Partizani, klubi bullgar paguan klauzolën e Arinaldo Rrapaj

Arinaldo Rrapaj

Partizani është në rrugë të mbarë për të "mbushur arkat" nga shitja e një tjetër talenti. Arinaldo Rrapaj pritet të jetë largimi i fundit nga të kuqtë, me vlonjatin që pëlqehet nga Ludogorets në Bullgari.

21-vjeçari prej dy sezonesh është pjesë e "Demave", duke spikatur në mesin e fushës. Duket se forma e Rrapaj ka rënë në sytë e gjigantëve të Bullgarisë, duke paguar shumën e duhur për shqiptarin.

Mesfushori është pjesë edhe e kombëtares shqiptare të futbollit, teksa ka luajtur dy ndeshje gjatë muajve të fundit. Me kontratë deri në 2024 me Partizanin, Ludogorets pritet të paguajë 250-300 mijë euro për të lënë të lirë futbollistin.

Pas shitjes së Skukës për 1.4 milionë euro, Bitrit për 150 mijë euro, pritet që Partizani të "mbushë arkat" edhe nga Rrapaj.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Të premten Ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Të premten Ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv