Tjetërsimi i pronave në ‘Ranën e Hedhun’, Gjykata e Lartë e çon për rishqyrtim në Apelin e Shkodrës! Ish-kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj u dënua me 4 vite burg, por kërkoi pafajësinë

Tjetërsimi i pronave në ‘Ranën e Hedhun’, Gjykata e Lartë e çon për rishqyrtim në Apelin e Shkodrës! Ish-kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj u dënua me 4 vite burg, por kërkoi pafajësinë

Ish-kreu i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj

Gjykata e Lartë kthen për rishqyrtim në gjykatën e Apelit të Shkodrës me një tjetër trupë gjyqësore çështjen e tjetërsimit të pronave në zonën e ‘Ranës së Hedhun’ në Shëngjin ku u dënuan 17 persona mes tyre dhe ish kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

Fran Frrokas u dënua me 4 vite burg nga Gjykata e Lezhës, por që u kundërshtua nga ky i fundit dhe Prokuroria e Apelit, të cilët çuan një rekurs në Gjykatën e Lartë. Fran Frrokaj kërkonte pafajësinë, ndërsa prokuroria me pretendimin se nuk është zhvilluar si një proces i rregullt ligjor, pasi ka pasur shkelje procedurale. Gjykata e Lartë vendosi prishjen e vendimit së Gjykatës së Apelit në Shkodër dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në atë gjykatë por me tjetër trup gjykues.

Gjykata e Shkallës së parë në Lezhë ne muajin shtator të vitit 2020 shpalli fajtor dhe dënoi me katër vite burg për “Shpërdorim detyre” ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, për akuzën e tjetërsimit. Të tjerë të dënuar nga Gjykata e Lezhës ishte edhe ish-drejtori i Hipotekës Artan Djala, president i ekipit të Shën kollit,  është dënuar me 2 vite burg, ish-kryetari i Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka (president i ekipit të Besëlishjes) u dënua me 4 vite burg, nën kryetari i Bashkisë, Enver Hafizi me 1 vit burg, 3 vite burg për Juxhina Memën dhe 1.6 vite për Adenis Haxhinë. Ndërkohë, është shpallur i pafajshëm Renato Malotaj, ish-futbollisti i Vllaznisë. 

Dosja për tjetësimin e pronës

Hetimet për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit nisën në 2017 kur një qytetar denoncoi se toka e tij rezultonte në Hipoteke në emër të disa familjeve të tjera. Prokuroria zbuloi një sipërfaqe të madhe toke prej 234 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve. Bashkia Lezhë dhe Këshilli i Qarkut Lezhë “nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare, pavarësisht se në realitet (tokat) janë mal dhe ranishte i kanë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”. Sipas vendimit për sekuestrim parcelat ishin regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë.

Ish- kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë. Krahas Frrokajt, mes 20 personave të marrë të pandehur ka qenë edhe xhaxhai ish-deputetit të PS Arben Ndoka, Gjon Ndoka. Ky i fundit është akuzuar për tjetërsim të pronave në Kune dhe Mal të Recit në Lezhë. Mes të pandehurve është konstatuar edhe emri i Bledar Caras, ish-kryeregjistruesit të hipotekës Lezhë, që dilte në përgjimet e bëra nga prokuroria e Krimeve të Rënda edhe për dosjen e arrestimit të 44 personave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 29/12/2021 21:13

    Keta qe kane vjedhur pronat duhet te denohen nga 25 vjet dhe tju sekuestrohen gjithcka kane vetem ashtu do behet ky vend me denime maksimale dhe jo te tallin by

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Arkeologët spanjollë, turistët e veçantë të Amantias: Park i mrekullueshëm por mungon sinjalistika

Arkeologët spanjollë, turistët e veçantë të Amantias: Park i mrekullueshëm por mungon sinjalistika