Tjetërsimi i pronave të lagunës së Kune Vain në Lezhë, gjykata lehtëson masën për kryeplakun e fshatit Gryk Lumi

Tjetërsimi i pronave të lagunës së Kune Vain në Lezhë, gjykata lehtëson masën për kryeplakun e fshatit Gryk Lumi

Laguna e Kune-Vain

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka lehtësuar masën e sigurisë për kryeplakun e fshatit Gryk Lumi, Pjetër Luka. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie'

Kryeplaku i fshatit Grykë Lumi në Lezhë, u arrestua dy ditë më parë në kuadër të operacioni "Tjetërsimi i Lagunës", do të hetohet me masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

 Pjeter Luka, u njoh këtë të premte me rivlerësimin e kushteve të masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij, ndërsa për shkak të bojkotit, asnjëri nga dy avokatet e të akuzuarit nuk ishin të pranishëm në seancën gjyqësore të zhvilluar më dyer të mbyllura.

Në këto kushte gjykata për shkak të moshës, problemeve shëndetësore dhe mungesës së mbrojtësve ligjor vendosi një masë më të butë ndaj  62-vjeçarit Luka, duke marrë si shembull dhe çështjen. 

Pjeter Luka u arrestua të mërkurën nga Policia, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër ndalimi nga prokuroria me miratim të Gjykatës së Lezhës për veprën penale "Falsifikimi Dokumenteve". Ky shtetas, dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, ka përpiluar dhe lëshuar dokumente të falsifikuara, me qëllim tjetërsimin e kësaj prone, në favor të të tretëve. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara (me të dhëna të rreme).

Në lidhje me këtë çështje po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshire në tjetërsimin e lagunës, ndërsa një muaj më parë u vu në pranga dhe Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë Pjetër Toni dhe dy vartës të tij.

Kujtojmë se në "Grykëderdhjen e Matkeqës" brenda zonës së mbrojtur të Kune Vainit për javë me radhë u hodhën interte dhe laguna u tjetërsua. Gjithçka ndodhi mes ditës me diell, por ata që duhet të ruanin perlën e natyrës nuk ishin në lartësinë e detyrës! Kur skandali u denoncua, prokuroria e Lezhës i vuri para përgjegjësisë. Pjetër Toni, 61 vjeç, drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura  u vu në në pranga! Bashkë me të edhe Armando Lleshaj, specialist i Sektorit të Monitorimit dhe Tom Gjelaj me detyrë roje mjedisore. Pashk Ndoka, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Monitorimit në AdZM Lezhë është në kërkim.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë