Një tjetër i arrestuar për skandalin e tjetërsimit të tokave tek Kepi i Rodonit, shkon në 16 numri i personave pas hekurave

DURRES - Një tjetër person është vënë në prangat e policisë së shtetit në vijim të operacionit të koduar 'Rodoni', për tjetërsimin e 68 mijë m2 tokë te Kepi i Rodonit, duke e çuar në 16 numrin në total të personave pas hekurave për këtë skandal.

I arrestuari është Algert Rapi, 32 vjeç, banues në Katund i Ri, Sukth, Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim. Ndaj 32-vjeçarit Gjykata e Durrësit kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale " Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, e kryer në bashkëpunim.

Më herët  gjatë operacionit u arrestuan 18 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë, por tre prej tyre u lanë të lirë nga Gjykata. Tashmë me arrestimin e 32-vjeçarit në kërkim vijojnë të mbeten dy të tjerë, Lush Osmani administrator i një shoqërie private (Shpresa al) dhe Luigj Bushaj, përfitues toke, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndërkohë pak kohë më parë togat e zeza liruan nga burgu tre 'kokat' e këtij skandali, ish-drejtorin e Kadastrës, Ardian Iliazaj që u shkarkua "live" nga kryeministri Edi Rama,  Renaldo Pastërma ish-jurist dhe Albert Doda, një nga përfituesit e tokës.

Nga hetimet që kanë zgjatur për rreth një vit, mësohet se këta punonjës, mes tyre drejtues, juristë, hartograf, topograf, specialist duke shpërdoruar detyrën kanë tjetërsuar këtë hapësirë nga tokë shtetërore pa frut në tokë are, dhe ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Ish-punonjësit, këtë sipërfaqe toke ua kanë shpërndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit. Gjithçka është zbuluar nga një kontroll që është kryer në vitin 2018, ku janë vërejtur paligjshmëri në regjistrimin e dokumenteve që shërbeu si pikënisje për të çelur hetimet. 

Lista e personave që u arrestuan fillimisht për tjetërsimin e pronave në Kepin e Rodonit

Ardian lIjazaj ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”  dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Edlira Nova ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, e dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Adrian Kona ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës,i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Sulejman Ibrahimi ish-Kryetari i Komunës Ishëm, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjon Beshi ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Bledar Zerba ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë).
Malvina Deçka ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).
Renaldo Pastërma ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).
Mikel Zaho, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Rovin Zeqja, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë).
Dorian Kollaj ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”  dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Enver SHima, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Latif Mullai, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Gjon Proja, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.
Gjergj Bushaj, përfitues, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.
Albert Doda, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.
Lek Ndoji, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.
Delis Kapxhiu, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 19/11/2019 13:07

    Derrmojini gjithe fundurrinat qe shkaterruan vendin per 30 vjet. Ushtria te hedhi poshte të gjitha ndertesat e ti detyroje të pastrojne vendin qe të rehabilitohet natyra! Pas rehabilitimit të gjithe ne burg me gjith kuç e maç!

    Përgjigju
    • Beni: 19/11/2019 16:07

      Te gjitha t'u merren, asnje mesnhire, ne burg, se jane bere pashallare me mashtrime, maskarenjte.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin