Furtuna në Kadastrën e Vlorës, dorëheqje, shkarkime dhe 23 në hetim për tjetërsim pronash në Jalë, mes tyre dhe drejtori

VLORE-Tre ditë pas furtunës së shkarkimeve në Kadastrën e qytetit bregdetar që vijoi edhe sot me një tjetër dorëheqje, zbarkoi paradite njësia e anti-krimit ekonomik duke vendosur në hetim 23 punonjës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri. Burime për Report Tv nga ky institucion pohuan për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili se hipotekimi i pronës në Jalë për të cilën kanë nisur hetimet është bërë kundër parashikimeve ligjore duke i kaluar një tjetri.

Pas denoncimit të rastit, anti-krimi ekonomik ka shkuar paraditen e sotme në ambientet e Kadastrës së Vlorës për të sekuestruar dokumentet në lidhje me hetimin që po bëhet. Po ashtu prej një jave Kontrolli i Lartë i Shtetit vijon kontrollin në Kadastër. Ndërkohë që sot ka dhënë dorëheqjen një tjetër zyrtar i Kadastrës, n/ drejtori tjetër i këtij institucioni për ALUIZNI-t, Ardian Musta, ndërsa arsyet nuk dihen.

Kujtojmë që ditën e hënë drejtori i komanduar i Kadastrës Florian Almadhi dha dorëheqjen nga posti, ndërsa në vendin e tij u emërua Alteo Nazëraj. Po po të hënën u shkarkuan nga detyra n/ drejtori i Kadastrës, Klodian Troci dhe tre specialistë.

Report Tv ka siguruar edhe një urdhër, që Almadhi në 25 qershor 2019 kishte lëshuar një urdhër për një hetim për 21 specialistë lidhur me tjetërsimin kësaj prone. Mes specialistëve të hetuar është dhe Alteo Nazeraj i emëruar në krye të Kadastrës së Vlorës. Për zbatimin e këtij urdhri ishte ngarkuar zv/ drejtori i Kadastrës së qytetit bregdetar Klodian Troci, i cili u shkarkua tre ditë më parë.

21 specialistët e vënë në hetim

Aldo Hoxhaj

Alteo Nazeraj

Ermal Hoxha

Okseola Ramosaco

Suela Koçiaj

Urjana Mustafaraj

Asiko Canaj

Jonida Dhima

Arba Mullai

Vezir Gjikola

Paola Sulaj

Gilberta Selami

Elgisa Kaça

Ermal Mahilaj

Troci u shpreh sot për Report Tv se ka dorëzuar çelësat  dhe pret me shkrimin shkarkimin që i është komunikuar me gojë ditën e hënë.  "Zyra është hapur, nuk kam bërë asnjë rezistencë. Shkarkimi më është thënë më gojë, të enjten pritet të vijë me shkrim, që prej të hënës kam lënë çelësat në sekretari dhe nuk kam shkuar më në punë" tha ai.


Ardian Musta

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fejon: 11/09/2019 19:37

    me ne fund do u qeshi fytyra qytetarve dhe fshatarve vlonjat qe mori fund llumi hipotekes

    Përgjigju
  • LORA: 11/09/2019 11:51

    Per mua,ZRPP-ja e Vlores eshte nje strukture kriminale ,,,,dhe e kancerizuar. Aty duhet rruspa totale dhe stafit te ri i duhet bere nje skaner ekzemplar. Keqardhje qe qytetaret vlonjate kane vuajtur picirin nga kjo strukture, e kriminalizuar me themel. Tung.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet