Durrës/ Rrjeta e peshkimit 'kap' kufomën e dekompozuar të një mashkulli, dyshime për vrasje

DURRËS - Trupi i pajetë i një mashkulli të paidentifikuar është gjetur nga një peshkarexhë, i dekompozuar në plazhin e Durrësit. Ka qenë një anije peshkimi "Emiliano", ajo që ka konstatuar rreth 4 milje larg Durrësit kufomën në orët e para të mëngjesit. Sipas një njoftimi të policisë së Durrësit, anija ka ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjetë trupin e pajetë.

Referuar informacionit zyrtar të Policisë, viktima ishte i veshur me rroba dhe me gjymtyrë shumë të dëmtuara, të dekompozuara nga lagështira. Nga ekspertiza mjeko-ligjore kufoma rezulton e dekompozuar dhe duhet të ketë më shumë se muaj në det. Dyshohet që ai të jetë mbytur, megjithatë nuk përjashtohet pista që ai të jetë vrarë dhe më pas të jetë hedhur në det për të humbur gjurmët. Kjo për shkak se ndryshe nga informacioni zyrtar i sjellë nga policia, burime jo zyrtare bëjnë me dije se trupi i tij ka qenë i mbështjellë me natriban.

Me konstatimin e kufomës, ekuipazhi i anijes së peshkimit ka njoftuar me radio policinë. Ishte më tej Policia kufitare që e ka transportuar në portin detar e më tej trupi është dërguar në morg.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen. "Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Humbje 'e ëmbël', Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! 'Zonja' është finaliste e Kupës së Italisë

GOLAT/ Humbje 'e ëmbël', Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! 'Zonja' është finaliste e Kupës së Italisë