‘Tmerri’ Theo Jacobs / Gjyqtari: Pse erdhe në seancë? Prokuroi belg: Jemi thjeshtë vëzhgues, mos e mbivlerëso rolin tonë

‘Tmerri’ Theo Jacobs / Gjyqtari: Pse erdhe në seancë? Prokuroi belg: Jemi thjeshtë vëzhgues, mos e mbivlerëso rolin tonë

Tritan Hamitaj dhe Theo Jacobs

Theo Jacobs, pa dyshim përfaqësuesi më i famshëm në Shqipëri i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që mbikëqyr procesin e Vetingut në drejtësi, vijon të ‘tmerrojë’ gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë, me prezencën e tij, në seancat dëgjimore, në shkallën e parë të Vetingut. I shndërruar me shpejtësi në ‘makthin’ e njerëzve të drejtësisë shqiptare, disa gjyqtarë dhe prokurorë kanë preferuar të përfaqësohen me avokat, vetëm që të mos përballen me prokurorin belg.

Të tjerë kanë kërkuar sqarime se pse Theo Jacobs është përzgjedhur nga OMN për të vëzhguar procesin e tyre. Arsyeja është e kuptueshme: Prokurori belg Theo Jacobs është ‘përvëlues’ me pyetjet që bën, është i prerë, korrekt dhe i pakompromis. Gjyqtari i Apelit në Durrës Tritan Hamitaj, ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është befasuar kur ka parë Theo Jacobs, për të vëzhguar gjatë seancës së tij dëgjimore në Komisionin e Vetingut, në 14 shtator 2020. Tritan Hamitaj priste që si vëzhgues të ishte Ferdinando Buatier dhe jo Theo Jacobs. Në këto rrethana, gjyqtari i ka kërkuar ‘llogari’ për këtë ndryshim.

Në kërkesën e tij, gjyqtari Tritan Hamitaj shkruante:

“Sapo u njoh me këtë vendim të trupit gjykues, subjekti ka paraqitur një kërkesë tjetër, ku ka parashtruar: “Në nenin C të Aneksit të Kushtetutës pika 3, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit udhëhiqen nga 3 parime themelore dhe i treti është parimi i transparencës. Nga materialet që më janë dërguar, doja të dija, vëzhgues ndërkombëtar ka qenë z. Buatier. Sot në seancë është z. Theo Jacobs.

Jam përpjekur nga mjetet e informimit publik të njihem me organizmin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe nuk kam arritur të marr një informacion, a ka apo jo një rregullore të brendshme, si zgjidhen komisionerët, sa është mandati, si zëvendësohen dhe në funksion të këtij parimi edhe për një proces të rregullt ligjor, duke vënë në vëmendje që vëzhguesi ndërkombëtar nuk është thjesht një vëzhgues në momentin që vendi jonë aplikon për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe është i detyruar të ndjekë hapat e përcaktuar prej tij për të marrë ftesën e anëtarësimit dhe janë ca kërkesa që për ne janë të detyrueshme.

Edhe Kryeministri i Shqipërisë gjithmonë flet për detyrat e shtetit shqiptar për t’u anëtarësuar në Bashkim Evropian. Në funksion të saj, vëzhguesi ndërkombëtar, pavarësisht se me procedurë ligjore nuk ka vendimmarrje, por siç e dimë, për shkak të kësaj që thashë dhe siç e dimë që ndodh de facto vëzhguesi ndërkombëtar është shumë, është shumë në këtë proces, madje edhe më shumë se ju, sepse rekomandimet e vëzhguesit janë themelore edhe për integrimin e shtetit shqiptar në Bashkimin Evropian. Në funksion të kësaj, doja një informacion”.

Gjyqtarit Tritan Hamitaj i është përgjigjur vetë prokurori belg Theo Jacobs. Në përgjigjen e tij, Jacobs shkruan:

“Ne jemi thjesht vëzhgues, pra, nuk kemi fuqi vendimmarrëse në proces, në fakt ne nuk mund të ankimojmë, ne thjesht rekomandojmë dhe të kërkojmë që të apelohet, kështu që mos e mbivlerësoni kontributin tonë, kjo e para dhe e dyta ka të bëjë që vëzhguesit ndërkombëtar mund të vendosin midis tyre se kush do të bëjë secilën nga çështjet. Dhe për arsye të bazuara ne mund të shkëmbejmë çështjet në organizatën tonë, që do të thotë mund të fillohet me një vëzhgues dhe të përfundohet me një tjetër, është absolutisht e mundur sepse jemi absolutisht të zëvendësueshëm. Kjo është e vetmja gjë që duhet të dini për ONM-në, nuk ka arsye të veçanta pse sot jam unë këtu dhe jo kolegu im. Herën tjetër do të zëvendësohem nga një koleg tjetër kur të mos jem i disponueshëm, sepse jemi thjesht vëzhgues. Ata mund të punojnë përsosmërish pa ne, por kanë gjithsesi nevojën që dikush ta vëzhgojë procesin dhe prandaj ndodhi edhe në këtë çështje”.

Në seancën e 14 shtatorit 2020, për tre orë me radhë, gjyqtari paraqiti kërkesa të ndryshime, që kishin si qëllim shtyrjen e procesit. Të gjitha kërkesat iu rrëzuan, por seancën arriti ta shtynte vetëm me një ditë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkonte nga detyra gjyqtarin Tritan Hamitajn në datën 17 shtator 2020, vetëm për kriterin e pasurisë. 

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asl: 26/10/2020 16:03

    Korrupsioni do crrenjoset po vertet po vonohet por rrenjet jane shume te thella nga sa mendohej,pak durim dhe ndihme nga te gjithe shqiptaret qe duan nje te ardhtme te shendetshme per femijet.

    Përgjigju
  • A. N.: 23/10/2020 08:56

    Qeni qe leh s'te ha. Kot lodhet ky dhe te tjere sepse nuk crrenjoset korrupsioni 500 vjecar tek ne.

    Përgjigju
  • Amelia: 23/10/2020 08:22

    Futja kot. Tmerri I leshit. Pse nuk rekomamdoi ankim per gruan e sokol sadushit. Kulmi I paaftesise? Apo aty ku ka marre porosite politike. Vjen harbohet ketu e qenka tmerri...

    Përgjigju
    • analisti: 23/10/2020 10:17

      Amelia. Edlira Petri eshte nga te paktat qe jo vetem per profesionalizem por dhe per integritetin qe e karakterizon eshte nder per drejtesine. sikur te ishin te gjithe gjyqtaret si Edlira kushe di ku do ishim

  • www.youngtribune.com: 23/10/2020 08:08

    Imagjinoni car sistemi drejtesie kemi pasur e do kishim po te mos ishin dhe keto gjysma prokurore te huaj vezhgues

    Përgjigju
  • Artur Malaj: 23/10/2020 07:57

    Teo Jakobs po te kete byth te vi te .e mari mua vilen 3 katshe qe e kam bere brenda oborrit te shkolles Halim Xhelo ne Vlore po si tura cunat e tezez qe kan Vajanen ta shqyejn

    Përgjigju
  • Eno: 23/10/2020 06:55

    Po per Anita Micin qe liroi Lul Berishen dhe Flora Hajredinaj me vize usa te hequr pse sboni ankim Theo? Apo sia mbante suma.

    Përgjigju
  • Iris: 23/10/2020 00:34

    Ha,ha,ha!Ky Tritani na beri te qeshim,ky ben pyetje e kerkon sqarime tamam sic bejne sekseret,apo palet ne gjyqe ,apo ata qe u kerkojne tu gjejne anen,shoqerine,ose dobesine njerezve te drejtesise kur duan te fusin ndonje mik,apo te japin ndonje rryshfet per gjyqet.Duket qarte, qe ky z.Hamitaj, ka patur plot experience ne kete drejtim,por kundrejt kolegeve me te cilet, mund te kete ndare goxha bakshishe, te luajteshme e te paluajteshme.

    Përgjigju
  • Diktat: 23/10/2020 00:13

    O like! O president! Futi nanjé "anonime" ktij teos dhe ndrroja nënshtetêsinê ! Bêje shqiptar! Tê mendoj e punoj si shqiptar se pér ndryshe ky teoja na hodhi nê kosh tê plerave gjithê"ajkên" e sistemit té drejtésisê! Béje like ziu se do ta "bêjê" teoja pastaj!

    Përgjigju
  • LORA: 22/10/2020 22:36

    Mirenjohje per kontributin e Teo Jakobs ne operacionin e pastrimit fundamental te malinjitetit vrastar ne ndertesen e drejresise ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • BENI: 22/10/2020 21:52

    THEO JACOBS THE BEST MAN RIGHT NOW IN ALBANIA,,,GO AHEAD MR,JACOBS WITH YOUR GOOD JOB.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share