Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës: Do i mbrojmë pronat me gjak, protestë do të keni çdo ditë

Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës: Do i mbrojmë pronat me gjak, protestë do të keni çdo ditë

Protesta e Bërxullës

 

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për të mbrojtur banesat e tyre nga projekti. Me lot në sy një banore e Bërxullës, tha se nuk do ta lëshojë tokën nëse nuk merr zgjidhjen që kërkon.

“Prona është e shenjtë, do e mbrojmë me gjak.”- thonë banorët.

Banorët këmbëngulin se tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar dhe se për këtë do të protestojnë çdo ditë derisa të gjejnë zgjidhje.  Ata kanë akuzuar qeverinë.

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për të mbrojtur banesat e tyre nga projekti.

“Prona është e shenjtë, do e mbrojmë me gjak. Ne nuk dorëzohemi”- thonë banorët.

“S’kam parë pushtet më të poshtër, Rama na ka bërë skllevër. Ai është kryeministri më i keq në të gjithë botën. Më hajduti. Të rinjtë do bëjnë roman për Ramën, që është hajduti.”- tha një tjetër.”- thanë banorët

Edhe për një tjetër banore, administrata publike është një institucion shterpë që nuk u ka shërbyer.

'Po protestojmë çdo ditë. Dje ishim tek hipoteka. Atje nuk është administratë publike por han. Aty është për qejf, punonjës nuk ka. Qëndrojnë nëpër zyra sa të bëjnë sehir, s’ka shërbim për popullin. Njeriu duhet të jetë vigjilent, të kërkojë të drejtën e tij. Është padrejtësi që bëhet në të gjithë Shqipërinë. Emigrimet janë bërë normale këtu.'

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

 Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit

Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit