Tokat me qira/ Bankers Petroleum Albania u jep mbi 11 milionë dollarë familjeve në Patos-Marinzë

Tokat me qira/ Bankers Petroleum Albania u jep  mbi 11 milionë dollarë familjeve në Patos-Marinzë

Bankers Petroleum Albania, kompania naftënxjerrëse në Patos-Marinzë ka rritur pagesat për tokat e marra me qira nga banorët. 800 kontrata në vitin 2019 janë lidhur me familjet që kanë nën pronësi tokat ku zhvillohen operacionet hidrokarbure të kompanisë. Sa i përket sipërfaqes totale të marrë në qira nga kompania, ajo arrin në rreth 2.9 milionë metra katrorë.

Vendimi nga kompania ndikon drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të jetesës, pasi njëherësh me rritjen e numrit të kontratave dhe sipërfaqes së operimit janë rritur pagesat për qiratë. Sipas të dhënave nga kompania, Bankers ka paguar mbi 11 milionë dollarë në qira tokash përgjatë vitit 2019. Të ardhurat shkojnë në pjesën më të madhe për familjet që jetojnë rreth zonës së Patos-Marinzës duke ndikuar kështu edhe në rritjen e nivelit të jetesës për ta.

Ndryshimi është rrënjësor dhe shumë i dukshëm, pasi krahasuar me 10 vite më parë kur numëroheshin vetëm 63 kontrata qiraje, sot numërohen mbi 800 të tilla duke shënuar kështu një rritje prej mbi 800% përgjatë kësaj periudhe kohore.

Por jo vetëm kontratat, por edhe vlera e pagesave është ka pësuar një rritje të konsiderueshme. Në vitin 2009 u paguan rreth 800 mijë dollarë në qira tokash, ndërsa sot shifra që Bankers ka derdhur është më shumë se 11 milionë dollarë në qira për familjet rreth Patos-Marinzës, duke shënuar një rritje prej mbi 1300% kundrejt 10 viteve më parë.

Por kush janë familjet që përfitojnë nga kontratat e lidhura me kompaninë Bankers Petroleum Albania? Pjesa më e madhe e familjeve jetojnë në Bashkinë e Patosit. Ato zënë rreth 47% të totalit të kontratave të lidhura nga kompania për vitin 2019. Ndërkohë, në Bashkinë e Roskovecit janë lidhur mbi 240 kontrata, duke zënë 30% të totalit.


Kompania Bankers Petroleum Albania vijon aktivitetin për rreth 15 vjet në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Kompania është rritur ndjeshëm nga viti në vit dhe njëkohësisht ka rritur edhe pagesat ndaj të tretëve, duke përfshirë qeverinë qendrore dhe ato lokale, nënkontraktorët si dhe banorët rreth zonës së operimit.  Strategjia e Bankers do të vijojë të mbetet investimi i vazhdueshëm jo vetëm në aktivitetin e biznesit por edhe në komunitet dhe palët e tjera të treta për rritur kështu impaktin pozitiv në ekonominë lokale dhe atë kombëtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 12/11/2019 16:39

    Ku e gjeten fshatarët tokën qe te jenë pronarë te saj? Fshatarët mund ta mirembajne, punojne dhe te fitojne prej saj por ata nuk jane pronarë . Pronari i vetem i tokës nuk jane fshataret por R E P U B L I K A!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë