Tom Doshi: Topalli u filmua te
Pashuku, ishte “Dizenjatorja”

Tom Doshi: Topalli u filmua te<br />Pashuku, ishte “Dizenjatorja”
TIRANE -  Deputeti i Partisë Socialiste,  Tom Doshi, akuzon kryetaren  e Kuvendit për lidhje me Sigurimin e Shtetit. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, deputeti Doshi shprehet se lidhja e kryetares së Kuvendit ka filluar para në vitin 87.

Sipas tij, ajo ka pasur pseudonimin “Dizenjatore” dhe ky emër sekret i është përmendur disa  herë nga deputetët e majtë edhe në  seanca plenare.  

Në një takim elektoral keni ngritur  akuza për pasurim të paligjshëm të  kryetares së Kuvendit? Si është e  vërteta e pronave të Topallit?

Me korrupsion. Para dy vitesh, edhe  për vete edhe për vajzën ka marrë një  vilë në Razëm, në vendin më të mirë,  ka një ndërtesë katërkatëshe në pedonale në Shkodër që e ka dhënë me qira  për universitet. Aty s’lejohet. Dy kate e  gjysmë u është dhënë leje të gjithëve,  ndërsa kjo e ka bërë 4-katëshe.

Ajo ka  tokë në Velipojë, i ka marrë në Megush,  ku ka përvetësuar tunelet ku rrinin tanket, plus i ka detyruar njerëzit që kanë  pasur shtëpitë e vjetra në Piacë për t’i  shitur dhe për t’i marrë, por nuk i ka në  emrin e vet. Më ka ardhur edhe një ankesë që i kanë marrë njërit një pronë.

 Plus apartamentin në Tiranë dhe makina. Edhe burri i vet aksioner në firmë  ndërtimi ku ka marrë koncesione për  rrugët. Me korrupsionin që ka bërë në  Kuvend, nuk ka pranuar asnjëherë që  të ngrejë komision.

Udhëtimet që ka  bërë ajo, nuk ka lënë asnjë udhëtim, u  mbeti merak Arabia Saudite për të takuar  sheikët dhe i takoi dhe ata mbetën shumë  të kënaqur me të,e dhe pse nga mosha  pak e vjetër. 

Një çështje tjetër ishte dhe  bashkëpunimi me Sigurimin e  Shtetit? 

Po, kur ka qenë vajzë e re ka  bashkëpunuar në atë kohë. Atëherë e  kanë futur në punë. I kanë dhënë edhe  shkollën sepse një njeri shumë i afërti saj,  që e di vetëm ajo dhe e dinë disa njerëz të  afërm.

Në atë kohë ishte që nëse operativi duhet të takoheshin dy femra bashkë  ose operativi dhe ndihmësi. Në ‘87 ka  pasur pasaportë të kuqe diplomatike për  të dalë jashtë shtetit. Një i persekutuar  nuk kishte shanse.

Nuk kishin shanse futbollistët që të dilnin jashtë, jo më që të  dalë, të pajiset Jozefina, një vajzë e re.  Kishte miqësi me drejtorin e Institutit të  Misrit që i dha shkollë dhe të tjera.

Mik  i ngushtë i Ramiz Alisë. Për këtë u bë  e mundur edhe marrja e shkollës që se  kishte shansin të persekutuari që ishin  me nota shumë më të mira.  

Pseudonimi “Dizenjatore” si ka  dalë?

Këtë e ka nxjerrë operativi që e ka pasur  në kontroll, atë dhe njeriun e afërt të saj.

Po si ka mundësi që Berisha e afroi  në parti? 

Gjithmonë e kanë simpatizuar moshat  e mëdha. Edhe Berisha. Edhe pse e ka  afruar në vitin 1996. Por në 2009-n, kur u  fut Majlinda e spostoi Jozefinën.

Ky është  mandati i fundit, sepse Luli e ka gjetur  një rast te dera edhe i ka thënë akoma  ti këtu… Iku koha jote.  Cili është kuptimi historisë së 

 Pashukut që është përmendur në  seancë plenare nga përfaqësues të  opozitës? 

Pashuku ka vdekur sot. Ka qenë pronar  i vilës, ku Jozefina bashkë me një ish-deputet që nuk jeton më sot. Në vitin 1996  kjo ka bërë një takim me një ish-deputet  që sot nuk jeton më dhe ai e ka marrë në  provim aty. Ajo ka qenë një vilë aty, vila e  Pashukut. Aty dihen se çfarë bisedash që  është bërë sepse disponohen edhe kamera që kanë qenë në vila dhe unë e di se  çfarë bisedash janë bërë.

E di se çfarë  roli kanë pasur dhe si ka hyrë në politikë.  Nuk ka merita të saj. Dihet se cila është  merita e saj. Turp që ta përfaqësojë ajo  parlamentin. 

Ju mendoni se në Shkodër Topalli  nuk ka mbështetje si dikur? 

Topalli ka çuar vëllain për diplomaci në  Itali, dhëndrin në Francë, me motra, etj.  Çfarë lë të dyshosh, është që Jozefina në  parlament ka punësuar ish- sigurimsat e  shtetit.

Po t’i bësh analizë, janë të gjithë  ish-sigurimsa të shtetit.  Ju thoni se Jozefian është postu-ar nga PD. Çfarë ju shtyn në këtë  konkluzion?

 Berisha do t’ia lërë fëmijëve partinë  dhe dihet që në 24 qershor është Lul Ba-sha kryetar i PD-së. Është edhe mosha e  Jozefinës pastaj. Është ndarë tashmë me  Berishën, që e ka pasur idhull.

Në një rast  në Shkodër, gjatë fushatës, Jozefina piu  kafe në një klub, ndërsa Berisha zhvilloi  takim me banorët. Por, kjo është ndarje  shpirtërore dhe jo politike.  

Sa mandate mendoni se do të  arrini?  

Shkodra pretendon 7 deputetë sepse  për 3500 vota nuk është marrë deputeti  i 5 në zgjedhjet vendore dhe nuk i beson  më. Ne kemi marrë 8 njësi. Komuna e  Vaut të Dejës është humbur për 7 veta  që ne do e fitojmë.

Nuk diskutohet që  ne do e fitojmë Malësinë e Madhe dhe  pretendojmë që të fitojmë edhe Bashki-në e Shkodrës duke pasur parasysh pa-kënaqësinë e të gjithë qytetarëve dhe  bashkimit të pjesës më të persekutuar  me PS-në.

Çdo ditë vijnë me qindra njerëz  që i bashkohen PS-së , sepse e kanë humbur besimin. E kanë parë se cili ishte pro-grami që Ramizi ia dha Berishës dhe e  çoi atje.

I gjithë programi që ka zbatuar Berisha është sipas Ramiz Alisë, pas  mbledhjes së parë që është bërë ku ka  nxjerrë një program se si do të trajtohen  të persekutuari, përveç që e ka thyer në  një pikë, se ka arrestuar Nexhmien.  

Nuk i beson më Shkodra Jozefinën se  nga premtimet asnjë nuk është realizuar. Kanë premtuar rrugën Shkodër-  Lezhë me katër njësi, është gënjeshtër;  kanë premtuar rrugën Shëngjin- Ulqin,  gënjeshtër. Të njëjtën gjë kanë premtuar  edhe tani.

Të njëjtën gjë kanë premtuar  edhe në Shkodër. Dy prej gënjeshtrave i  kanë përsëritur edhe pas katër vjetësh.  Kanë premtuar përfundimin e unazës  së Shkodrës.

Nuk dihet gjë se ku shkoi  unaza; premtoi “by passin” , ai është  devijuar duke u hedhur vetëm një sasi  dheu; premtoi se nuk do të përmbytet  Shkodra dhe asgjë, u dha leja për lundrimin në Liqen dhe s’ka punuar asnjë  ditë.

Premtoi park industrial në Malësi  të madhe, asgjë. Premtoi ujësjellësin,  por pas inaugurimit qytetarët pinë ujë  të ndotur; premtoi rrugën e Koman-Fierzë, premtime të tjera për legalizime; s’ka infrastrukturë.

PD nuk ka më  asnjë mbështetje dhe s’ka askush besim përveç rrethit familjar të Jozefinës  sepse edhe deputetët që kanë qenë deri  tani, nuk janë të angazhuar se janë të  zhgënjyer prej Berishës dhe Jozefinës  prej spostimit që i kanë bërë që nuk  janë në listat fituese.   

Jetëshkrimi zyrtar

Jozefina Çoba Topalli  (matematikane), është gruaja  e parë Kryeparlamentare në  Shqipëri. Ajo e mori detyrën në  muajin shtator 2005 dhe u rizgjodh  Kryetare e Kuvendit për një mandat  të dytë katër vjeçar, në shtator 2009.  

Në dy legjislatura paraardhëse  radhazi (1997-2001, 2001-2005)  zonja Jozefina Topalli ishte në postin  e Nënkryetares së Kuvendit.

E lindur  në Shkodër në nëntor 1963, Jozefina  Çoba Topalli kreu studimet e larta në  dy fakultete; në atë të Matematikës  dhe të Drejtësisë në Universitetin  “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Studioi  për Marrëdhënie Ndërkombëtare në  Universitetin e Padovës, në Itali dhe  u diplomua për master “Administrim  publik” dhe master në “Studime  Europiane” në Universitetin e Tiranës.

 Në vitin 2010 merr gradën shkencore  “Doktor”. Në vitin 1996, Jozefina  Çoba Topalli zgjidhet për herë të  parë deputete e Partisë Demokratike  në Kuvendin e Shqipërisë.

Deri në  atë kohë punonte si kancelare dhe  pedagoge në Universitetin “Luigj  Gurakuqi”. Në vitin 1997 zgjidhet  Nënkryetare e Partisë Demokratike.

 Zonja Jozefina Çoba Topalli është  zgjedhur deputete e Kuvendit të  Shqipërisë për katër legjislatura  radhazi. Për të gjithë kontributin e saj  znj.

Jozefina Topalli është nderuar me  disa çmime e medalje. Jozefina Çoba  Topalli është njohëse mjaft e mirë  e gjuhëve angleze, italiane, frënge.

Me gjithë axhendën ambicioze dhe  të ngarkuar të jetës parlamentare  dhe politike, Jozefina Çoba Topalli  gjen kohë edhe për t’iu përkushtuar  familjes, bashkëshortit dhe dy  fëmijëve të tyre.    

(Marre nga Shekulli)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë