Tomini për Report Tv: Në gusht do kemi pikun e Delta-s në Shqipëri, në botë 90% e rasteve do jenë me këtë variant! S’kemi rekomandim për një dozë të tretë të vaksinës

TIRANË- Sezoni turistik është shoqëruar edhe me një lehtësim të masave, por edhe me një ulje të vigjilencës së qytetarëve ndaj rrezikut të COVID-, por ekspertët ngrenë alarmin për një rritje të ndërgjegjësimit. Kjo sepse, sipas zv.ministres së Shëndetësisë, Eugena Tomini në mesin e muajit gusht në masën 90% do të dominojnë qarkullimi i variantit Delta, në të gjithë botën, e për pasojë edhe në vendin tonë.

“Piku i qarkullimit, në të gjithë botën, përkon me mesin e gushtit dhe parashikohet që varianti Delta të dominojnë në 90%, duke qenë se jemi në alert të plotë na nevojitet dhe vijueshmëria e ndërgjegjësimit të popullatës”, tha Tomini.

Në intervistën me gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku, Tomini tha se nuk është e nevojshme në këtë fazë të virusit që qytetarët të bëjnë një dozë të tretë të vaksinës. Ajo ka argumentuar se duhet që mbulesa vaksinale e qytetarëve me dy doza të vaksinës duhet të jetë sa më e madhe që të reflektohet edhe në imunizim e popullsisë.

“Rritje të mbulesës vaksinale se vetëm këtë mënyrë i japim mundësi virusit që të mos shumohet. Grupi i ekspertëve e ka vlerësuar dhe po e vlerëson , ne nuk kemi një rekomandim për një dozë të tretë”, tha Tomini.

Vaksinimi masiv po vijon nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, në pikat e përqëndruara te vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore. Prej fillimit të këtij procesi janë kryer në total 1,168,308 doza të vaksinës ndaj COVID19. 512,625 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID. Ndërkohë deri tani në vendin tonë kanë mbërritur 1,699,410 vaksina antiCOVID.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë