Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini për Report Tv: Mund të aplikojmë vaksinën anti-COVID në javët e para të janarit

Shefja e epidemiologjisë pranë ISHP-së, Eugena Tomini deklaroi për Report Tv se shpreson që vaksina antiCOVID mund të vijë në Shqipëri brenda javëve të para të janarit.

Ajo tha se shtetet në zhvillim janë me prioritet për marrjen e vaksinës së koronavirusit dhe Shqipëria bën pjesë në këtë grup.

"Pavarësisht mbrojtjes, vaksina do të jetë shpëtuese. Firmat farmaceutike janë në garë se kush po prodhon e para vaksinën. Vaksina nuk është  në pjesët e parandalimit të koronavirusit por ajo do na mbrojë në nivele të larta. Shqipëria njësoj si vendet e tjera që është anëtarësuar brenda rrjetit të COVAX rreth 180 shtete ka pjesën e saj në dritaren e parë të programuar.  Vendet që janë në zhvillim e sipër janë prioritare për kundrejt vendeve që janë të zhvilluara. Shqipëria është pjesë e këtij rrjeti dhe shpresojmë që sa më herët të sjellim vaksinën. Shpresojmë  që në javët e para të janarit të jemi ndër vendet e para për të aplikuar vaksinës. Veprimet e tjera të bashkëpunimit, vendet e tjera do thonë dhe fjalën e fundit për ardhjen e vaksinës anti COVID. Meqë vendet e tjera e kanë programuar marrjen e vaksinës përpara krishtlindjeve ne shpresojmë për javët e para të janarit" - tha Tomini

Duke analizuar situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, Tomini tha se dhjetori është piku i sëmundjeve të tjera respiratore dhe kjo e rëndon më shumë.

Ajo i bën apel qytetarëve që në prag të festave të fundvitit të evitojnë grumbullimet dhe të festojnë në shtëpi.

"Kemi 8 javë të rritjes të të infektuarve me COVID. Numër i lartë të prekurish si dhe kemi humbje jete në mosha të reja. Janë projeksione të deklaruara. Dhjetori përkon me pikun e shfaqejes së sëmundjeve të tjera respiratore. Situata është më kritike. Festat e fundvitit sjellin grumbullime përtej rutinës. Asnjë masë ndërhyrëse nuk duhet të kuptohet i vetëm. Maska nuk mund të përdoret si një element për mosvënie gjobe. Ne pamë një situatë të papranueshme javën e kaluar që përkonte me të premten e zezë. Ne i bëjmë thirrje që të eleminojnë grumbullime masive dhe të festojnë brenda familjeve tona" - tha Tomini.

Tomini shprehet se koronavirusi në stadet e fundit të saj prek të gjitha organet e trupit të njeriut. Ajo tha se nuk duhet të neglizhohen në asnjë rast nëse pacientët janë në këtë stad e cila mund të shkaktojë dhe vdekjen.

Tomini thotë se qytetarët nuk duhet të kenë frikë të shtrohen në spitale nëse mjekët e familjes japin rekomandimin për shtrimin e tyre.

"Elementët që përkufizojnë viktimat nga COVID janë disa parametra që i përcaktojnë mjekët e klinikës. Sigurisht që koronavirusi është një sëmundje që në stade të larta prek disa organe të trupit. Prekja e këtyre organeve dhe shuarja e tyre, shkojnë dhe drejt fatalitetit. Ka qenë një hezitim i pacientëve nga kjo kakofoni e jashtëzakonshme që është bërë përkundrejt kolegëve. Absolutisht që nuk duhet të kemi neglizhencë përsa i përket kushteve klinike. Nëse kemi rekomandime nga mjekët e familjes që duhet të hospitalizohemi, nuk duhet t'i neglizhojmë në asnjë rast. Kjo pasi organet preken dhe nuk rikuperohen më dhe kalojnë në grada shumë të rënda" - tha Tomini.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ai tipi: 03/12/2020 17:34

    Bojeni ju të parët pastaj politikanët, të presim ca kohë po nuk vdiqët ju atëherë e bojm edhe ne.

    Përgjigju
  • Zonja: 03/12/2020 14:07

    Me e paafte ne shendetesi. Kot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Foto/ Përfshihet nga flakët apartamenti në Tiranë

Foto/ Përfshihet nga flakët apartamenti në Tiranë