Tong Tong, krijohet vajza humanoide për familjet pa fëmijë

Tong Tong, krijohet vajza humanoide për familjet pa fëmijë

Tong Tong, vajza humanoid

Quhet Tong Tong krijesa e re e shkencëtarëve kinezë të inteligjencës artificiale. Është prototip i një humanoidi krijuar për t’i bërë shoqëri prindërve të moshuar apo atyre pa fëmijë, kategori që përfaqësojnë një sfidë të madhe sociale për Kinën në krizë demografike.

Tong Tong është ‘fëmija virtual' që sipas shpikësve anëtarë të Institutit të Inteligjencës Artificiale në Pekin (Bigai) është në gjëndje të ndërprevrojnë me njerëz duke i trajtuar ata si mami, babi apo si gjyshër.

Shkencëtarët thonë se humanoidët janë të pajisur me dy sisteme njohëse: sistemin U (kapaciteti) dhe sistemi V (Vlera). Këto karakteristika i lejojnë asaj të ndryshojë qëndrimin në varësi të disponimit të saj, të përcaktuar nga pesë dimensione: uria, etja, mërzia, lodhja, gjumi.

Shkencëtarët e kanë mësuar Tong Tong të ndihmojë prindërit ose gjyshërit me gjeste të vogla dhe delikate: Ajo di të ndezë televizorin nëse gjyshja nuk ka dëshirë të ngrihet nga kolltuku për të marrë telekomandën; apo të fshijë qumështin e derdhur për të kënaqur mamanë. Pranon dhe biskota si shpërblim.

Shkencëtarët thonë se TongTong është në gjendje të ketë edhe emocione,ose më mirë t'i riprodhojë ato falë inteligjencës së saj artificiale që vazhdimisht mëson nga njerëzit.

Tong Tong do të prezantohet këtë javë në forumin Zhongguancun të Pekinit, një ekspozitë e madhe teknologjike. ‘Prindërit’ e saj artificialë e diizajnuan me një bluzë të bardhë, pantallona rozë, këpucë të kuqe dhe një rreth në koke për t'i mbajtur flokët të lidhur.

 "Sistemi i saj mendor dhe i vlerave është i krahasueshëm me atë të një vajze tre ose katër vjeçare" tha Dr. Zhu Song-Chun, drejtor i Bigai për gazetën qeveritare. Global Times. Megjithatë, shkencëtari pretendon se krijesa e tij do të rritet dhe do të mësojë të sillet shumë shpejt: do të duhen maksimumi tre vjet për të reaguar si një 18- vjeçare./ Corriere della Sera/ 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çiljeta merr dronin e parë, përlotet nga surpriza emocionuese e Albanit

VIDEO/ Çiljeta merr dronin e parë, përlotet nga surpriza emocionuese e Albanit