Topalli kundër PD-së: Le të rritet borxhi në këtë situatë, nuk është koha për politikë, por për t’u bashkuar

Topalli kundër PD-së: Le të rritet borxhi në këtë situatë, nuk është koha për politikë, por për t’u bashkuar

TIRANE-Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli i bëri thirrje opozitës që nuk është koha për politikë në këtë moment, por për solidaritet për të fituar luftën kundër koronavirusit. E ndërsa PD-ja është shprehur se Shqipëria nuk duhet të marrë borxh të ri, pasi zgjidhjet i ka në buxhet (sipas selisë blu anulimi i koncesioneve), ish-n/kryetarja e PD-së thotë se borxhi të rritet për të përballuar këtë situatë të rëndë.

"Këta që janë në pushtet vetëm të ndjekin cfarë thotë Mario Dragi, nëse marrin masa të guximshme mund t'ia dalin, që ekonomia të rifillojë edhe njëherë fuqinë e saj dhe normalitetin. Që do të thotë le të rrisim borxhin këtë situatë, sepse me taksa nuk mbahet në këtë periudhë, të ndihmojmë biznesin, papunësisë dhe të njerëzit me shtesa pak më të larta. Kjo është minimumi mund të bëjë shteti. Në kushte lufte ka sjelle krejt të ndryshme.

Ekonomia jonë është e dobët në kushtet e një vendi që vidhet dhe korrupsioni është galopant. Nëse në parlament do të kishte zëra të fuqishëm, por nuk është koha për politikë, por për të qenë të gjithë bashkë, për solidaritet, me dhënë aq sa mundet, si kontribut edhe përmes analizave që bëhen, sepse virusi nuk njeh beteja politike, ai do me mbijetuar dhe lufta është mes nesh dhe virusi.

Nuk u takon politikanëve të japin këshilla, por po përcjell atë që miqtë e mi mjekë shprehin me shqetësim të madh, sidomos për Shkodrën, që japin pamje të grumbullime të njerëzve. Nëse prekemi kur shohim njerëzit që këndojnë himnin apo duartrokasin për mjekët, mënyra më e mirë për të nderuar sakrificën e tyre është të bëjmë kujdes. Nëse nuk ndërgjegjësohemi sa themelor është izolimi shifrat do të rriten" tha Topalli për tv1-channel.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/04/2020 01:20

    /NDOC PEPCI/-Parlamenti pa vlera po jep demshperblimet per ish te perndjekurit.

    Përgjigju
  • Anisa: 05/04/2020 23:51

    Me ikjen e Jozit PD mori fund

    Përgjigju
  • Ndoc Pepci.: 05/04/2020 20:05

    Znj/ Jozefina! E lezova me vemendje thirrjen tuaj te rendesisheme per ato njerez qe kuptojne. Me largimin tend nga parlamentii i vendit tone,per mendimin e te perndjekurve politik eshte parlament i organizuar i gjithe nga sistemi i kaluar. Per mendimin e te presekutuarve nuk ka me parlament me vlera. Ju ishit e vetmja Deputete ne parlament e presekutuar. Nuk jam per te fyer askend por nje popull qe ka pranuar nenshtrimin prej shekujsh me radhe ato pranojne cfardo tjeter.

    Përgjigju
  • Xhensila: 05/04/2020 12:06

    Jozefina si gjithmone e drejt Njerzit si jozi i mungojn PD

    Përgjigju
  • Shqiperia: 05/04/2020 11:09

    Shpifje intriga inate

    Përgjigju
  • Tosi: 05/04/2020 08:59

    Po mor Jozi po hajde fol me priftin pastor te pd leshelis Dorian Teliti eksperti i famshem qe ka marre persiper te nxije cdo veprim te qeverise ne luften kunder salivirusit. Prifi pastor Dorian Teliti te shkoje ne kishe se per ate pune eshte taman

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore

Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore