TIRANE-Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli i bëri thirrje opozitës që nuk është koha për politikë në këtë moment, por për solidaritet për të fituar luftën kundër koronavirusit. E ndërsa PD-ja është shprehur se Shqipëria nuk duhet të marrë borxh të ri, pasi zgjidhjet i ka në buxhet (sipas selisë blu anulimi i koncesioneve), ish-n/kryetarja e PD-së thotë se borxhi të rritet për të përballuar këtë situatë të rëndë.
"Këta që janë në pushtet vetëm të ndjekin cfarë thotë Mario Dragi, nëse marrin masa të guximshme mund t'ia dalin, që ekonomia të rifillojë edhe njëherë fuqinë e saj dhe normalitetin. Që do të thotë le të rrisim borxhin këtë situatë, sepse me taksa nuk mbahet në këtë periudhë, të ndihmojmë biznesin, papunësisë dhe të njerëzit me shtesa pak më të larta. Kjo është minimumi mund të bëjë shteti. Në kushte lufte ka sjelle krejt të ndryshme.
Ekonomia jonë është e dobët në kushtet e një vendi që vidhet dhe korrupsioni është galopant. Nëse në parlament do të kishte zëra të fuqishëm, por nuk është koha për politikë, por për të qenë të gjithë bashkë, për solidaritet, me dhënë aq sa mundet, si kontribut edhe përmes analizave që bëhen, sepse virusi nuk njeh beteja politike, ai do me mbijetuar dhe lufta është mes nesh dhe virusi.
Nuk u takon politikanëve të japin këshilla, por po përcjell atë që miqtë e mi mjekë shprehin me shqetësim të madh, sidomos për Shkodrën, që japin pamje të grumbullime të njerëzve. Nëse prekemi kur shohim njerëzit që këndojnë himnin apo duartrokasin për mjekët, mënyra më e mirë për të nderuar sakrificën e tyre është të bëjmë kujdes. Nëse nuk ndërgjegjësohemi sa themelor është izolimi shifrat do të rriten" tha Topalli për tv1-channel.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.5%
-
Jo
74.6%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 492
Lajme të tjera
-
Ktheu deputetët e përjashtuar në grupin e PD, Basha kallëzon në SPAK Nikollën: Cënoi interesin e vendimmarrjet e partisë
18 Prill, 08:59
-
Basha: Aleanca e fshehur kundër SPAK ka dalë hapur! Prokuroria e Posaçme e vetmja që po lufton korrupsionin
17 Prill, 16:14
-
Asambleja voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Rama: Hap historik dhe i drejtë, i dha çka i takonte! Basha: Ditë e madhe për shqiptarët
16 Prill, 21:09
-
Basha nga Strasburgu: Asambleja e KiE votoi propozimin për konfiskimin e aseteve ruse, do përdoren për rindërtimin e Ukrainës
16 Prill, 17:38
-
‘Rusia duhet të paguajë për luftën në Ukrainë’, Basha në KiE: Vendimi, si pengese ndaj çdo agresioni
16 Prill, 16:40
-
Basha takon kryetarin e Parlamentit ukrainas: Fitorja e Ukrainës fuqizon kauzën e demokracisë dhe rrit sigurinë europiane
16 Prill, 15:52
-
'Dy ditë të rëndësishme', Basha në Strasburg: Votohet anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe konfiskimi i aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës
15 Prill, 10:52
-
Lulzim Basha zbardh takimin me zyrtarin e Partive Popullore Europiane: Si lobuan Rama dhe Berisha kundër meje në Bruksel
14 Prill, 18:36
-
'Pazari i hallexhinjve' Basha: Nuk i hiqet mandati Olta Xhaçkës, si kompensim kërkojnë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të PD
14 Prill, 12:31
-
Kthimi i Berishës në Grupin e PD, Basha: Ofensivë anti-SPAK! Partnerët ndërkombëtarë po vëzhgojnë, do marrin hapa! Paralajmëron padi për Nikollën
13 Prill, 11:43
-
'Qeveria është në panik nga SPAK', Lulzim Basha: Do të depozitojmë në Kuvend paketë ligjore në mbështetje ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe BKH
13 Prill, 11:21
-
Jakin Marena: PD është bërë për mëshirë, Apeli t’i japë fund ‘agonisë’ për vulën
11 Prill, 19:15
/NDOC PEPCI/-Parlamenti pa vlera po jep demshperblimet per ish te perndjekurit.
PërgjigjuMe ikjen e Jozit PD mori fund
PërgjigjuZnj/ Jozefina! E lezova me vemendje thirrjen tuaj te rendesisheme per ato njerez qe kuptojne. Me largimin tend nga parlamentii i vendit tone,per mendimin e te perndjekurve politik eshte parlament i organizuar i gjithe nga sistemi i kaluar. Per mendimin e te presekutuarve nuk ka me parlament me vlera. Ju ishit e vetmja Deputete ne parlament e presekutuar. Nuk jam per te fyer askend por nje popull qe ka pranuar nenshtrimin prej shekujsh me radhe ato pranojne cfardo tjeter.
PërgjigjuJozefina si gjithmone e drejt Njerzit si jozi i mungojn PD
PërgjigjuShpifje intriga inate
PërgjigjuPo mor Jozi po hajde fol me priftin pastor te pd leshelis Dorian Teliti eksperti i famshem qe ka marre persiper te nxije cdo veprim te qeverise ne luften kunder salivirusit. Prifi pastor Dorian Teliti te shkoje ne kishe se per ate pune eshte taman
Përgjigju