Topalli me parti të re? Patozi i jep një këshillë: Bëj ç'të duash se je ndër personalitetet më të forta, por injoroi Stalinistët e fundit në Europë

Topalli me parti të re? Patozi i jep një këshillë: Bëj ç'të duash se je ndër personalitetet më të forta, por injoroi Stalinistët e fundit në Europë

Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli

Ish-deputeti i PD-së, aktualisht kryetar i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi pas lajmeve se ish-deputetja Jozefina Topalli do të hapë parti të re, ka reaguar duke i dhënë edhe disa këshilla.

Teksa shkruan se është e drejta e saj të hapë parti apo grupim, i kërkon vetëm një gjë të mos bëjë dhe ajo është të mos humbë kohë duke u përgjigjur sulmeve opozitare.

"Thjesht duhen injoruar, Jozefina! Mund të bësh çfarë të duash Jozefina, parti, lëvizje, shoqatë, grupim, koalicion, aleancë etj dhe je në të drejtën e Zotit. Edhe në të drejtën tënde, sigurisht, si një ndër personalitetet e forta të Partisë Demokratike në vite, por edhe të së djathtës në përgjithësi.

Vetëm një gjë do ta kisha këshilluar modestisht të mos e bëje: që të humbje kohë, duke u marrë me stalinistët e fundit në Europë, të cilët veçse të bëjnë nder duke të sulmuar. Nuk pretendoj t'i njoh sa duhet ish-republikat e largëta sovjetike sot, por jam i sigurt se në kontinentin tonë nuk gjenden të dytë si këta shakaxhinjtë e Republikës së Re", shkruan Patozi.

Sipas tij sulmet ndaj saj vijnë prej faktit se opozita mendon se Topalli ka hyrë në territorin e tyre.

"Ata e dinë se opozita është pronë dhe ti je duke i hyrë në oborrin e tyre, ndaj dhe kanë frikë se mund t'u marrësh ndonjë copë. Nuk kanë faj, se të tillë e kanë parë shembullin nga i pari i tyre në gjithë këto vitet e fundit. Por tek e fundit, janë të sinqertë në këtë çështje.

Edhe në Shqipëri nuk kanë mbetur të tjerë që ta mendojnë politikën kaq vjetërsisht sa këta. Madje as tek ata që trashëguan Partinë e Punës, që përmbysëm në 1990-ën. Të cilët janë aq të mençur sa të mos e konsiderojnë tradhtar Ilir Metën, megjithëse ka më se 15 vjet që po ua nxin jetën, sepse me sa duket e kanë mbledhur mendjen që jetojmë në një sistem të ri, edhe pse nuk e kanë dashur, madje ende mund të mos e duan.

Që të mos zgjatem me këtë temë të pakëndshme, këta janë të vetmit "pronarë" në botë, që tërbohen pasi marrin vesh se personi, që kanë larguar nga ndërmarrja e tyre, ka mundur të gjejë një punë tjetër.  Dhe si unikalë që janë në marrëzinë dhe injorancën e tyre, ata duhen mëshiruar dhe injoruar", shton ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Atdhe im!: 27/10/2020 12:19

    O Shqiperi o nene e madhe, Mos prit kurre nga kjo fare, Kerko te tjere e veten shpalle, Zonje te madhe si me pare! Ne gjirin tend mblidh ata, Ata njerez qe te duan, Jepi mallkimin per gjithe c'ka, Per ata qe te shkaterruan!

    Përgjigju
  • Shqip: 25/10/2020 23:11

    Edhe kjo lavire bulevardi na duhet

    Përgjigju
  • Vicidi: 25/10/2020 19:28

    Rrnofte Flamur Noki e ardhme e Shqipnis Tane te tane te tjeret jane koti

    Përgjigju
    • Salah i Serbise.: 27/10/2020 09:46

      Sharabajke. Llumi i kombit....

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës