Topalli: Në 25 prill s'do ketë më një Shqipëri të Bashës, Metës e Ramës! Duhet një qeveri e dalë nga votat dhe një opozitë që s'korruptohet për interesa të liderit

 

Ish- kryeparlamentarja Jozefina Topalli në ftesën e saj për t'i bashkuar "Lëvizjes për Ndryshim" tha se nuk ka para e vende pune për t'i dhënë, por iu premton sfidën për ta ndryshuar në këtë vend. Ajo e ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si momenti ku do të ndahet nëse Shqipëria do të jetë e Bashës, Metës e Ramës" apo e shqiptarëve.

"3 kryetar nuk mund të mbajnë peng 3 mln shqiptarë, ka gjithmonë dy mundësi në jetë të pranosh kushtesh apo të marrësh përgjegjësinë për të ndryshuar, por të mos pretendojmë që gjërat do të ndryshojmë nëse do i bëjmë në të njëjtën mënyrë, Shqiptarët nuk ulin kokën para. Nuk duhet të ketë një Shqipëri të Ramës, të Metës apo të Lulit, kurrë nuk e kam humbur shpresën në këto vite të fundit, kam qenë e trishtuar. Ky vend ka nevojë për drejtësi sociale, një lider që jep llogari para qytetarëve që punojnë për interesin publik, duhet një qeveri që del nga votat dhe një opozitë që nuk korruptohet për interesat e udhëheqësit.  Dua të bëhem avokatja e interesave tuaja, prandaj bëhuni autor të fatit tuaj, mos kini frikë, jeta juaj është një ndërmarrje madhe, jeta është një spektakël i pabesueshëm, ditën e sotme do ta kujtoni gjatë. Frikë duhet të kenë ato që vjedhin, që mbajnë peng vendin e partitë, bashkë kemi përvojën, vullnetin dhe dijen, nuk kam para e as vende për t'iu premtuar vetëm sfidë, nuk kam pushtet, por vullnetin që ky vend mund të bëhet. Prandaj ju ftoj eja me ne, të sjellim ndryshimin dhe rrezen e shpresës", tha Topalli.


Lajmi kryesor:

Topalli zyrtarizon partinë e re: Vendi peng i 3 kryetarëve, s'do hesht më! Në 25 prill s'ka më një Shqipëri të tyre


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët