Topalli: PD nuk i fiton zgjedhjet, nuk ka besueshmëri! Më 25 prill mund të ketë surpriza dhe befasi

Topalli: PD nuk i fiton zgjedhjet, nuk ka besueshmëri! Më 25 prill mund të ketë surpriza dhe befasi

Jozefina Topalli dhe Lulzim Basha

Kryetarja e partisë “Lëvizja për Ndryshim” Jozefina Topalli, shprehet e bindur se Partia Demokratike nuk i fiton zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Madje sipas saj sondazhet e nxjerrin poshtë rezultateve të vitit 2013. Këto deklarata ajo i bëri në emisionin “Top Talk”, ku tha se njerëzit janë të zhgënjyer nga PD-ja.

“Të gjitha sondazhet e bëra, edhe brenda vetë PD-së, jo vetëm nuk e nxjerrin fitues, por dhe e nxjerrin poshtë rezultateve të vitit 2013, kur ne humbëm zgjedhjet pas 8 viteve në pushtet. Edhe sot, pas 8 viteve, kur kemi një popullsi me varfëri ekstreme, opozita nuk fiton kredibilitet”.

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, po ashtu kritikon mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve të PD-së. Sipas saj opozita është e paqëndrueshme, duke krijuar mosbesim.

“Ishte një farsë për të shkuar përsëri te lista e kryetarit. Faktikisht janë te lista e 2017-ës në 80% të rasteve. U shpik një komision, që ishte aplikimi i të kundërtës të asaj që tha”.

Madje sipas Topallit zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të sjellin surpriza.

“Këto zgjedhje mund të sjellin shumë surpriza e befasi. Vendi ka nevojë urgjente për të sjellë ndryshim. Ka nevojë për mos ta lenë më në dorë të tre personave vendimmarrjen dhe rënien ekonomike. Nëse doni ndryshimin, voton i ndryshimin”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • land: 14/04/2021 20:34

    Ne nuk jemi te zhgenjyer, por te tmerruar e te shqetesuar. Si ka mundesi qe dykembeshat te sillen e veprojne ne kete menyre?!!.... SI???!!!! Tani DUHET qe kjo gjoja parti (qe ne fakt eshte nje organizate kriminelash dhe hajdutesh), te shkrihet dhe te zhduket sa me shpejt. Ajo eshte nje turp dhe degjenerim per krejt Shqiperine...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lunin, heroi i Real Madrid në 'Etihad'! Portieri i hap telashe Ancelottit

Lunin, heroi i Real Madrid në 'Etihad'! Portieri i hap telashe Ancelottit