Topalli zyrtarizon partinë e re: Vendi peng i 3 kryetarëve, s'do hesht më! Në 25 prill s'ka më një Shqipëri të tyre

Ish-deputetja Jozefina Topalli gjatë prezantimit të partisë së saj Lëvizja për Ndryshim, ku në përbërje do të ketë të rinj dhe profesorë të cilët nuk kanë qenë të angazhuar me asnjë parti politike më parë, është shprehur e vendosur se nuk do të qëndrojë më anash dhe as të heshtë përballë politikës së vjetër. Ajo ka deklaruar se ndaj lëvizjes së re që ajo ka krijuar ka pasur kërcënime, ndërsa shton se Rama, Basha dhe Meta sipas saj do të bëjnë gjithçka për të mbajtur monopolin politik, por ajo s'do ndalet përballë tyre.

 Ish-kryeparlamentarja si duket i "shpall luftë" politikës së vjetër, duke cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si momenti ku do të ndahet nëse Shqipëria do të jetë e Bashës, Metës e Ramës apo e shqiptarëve. 

"Unë dua të falenderoj sot edhe miqtë amerikanë që janë të pranishëm. E ndërgjegjshme për kohën e vështirë që po kalon vendi. E qartë se kemi për të bërë një punë të nisur kohë më parë e cila s'ka mbaruar. E trishtë kur shoh se si vendi po boshatiset, si po shkretohen vlerat. Por e vendosur jam për të mos qëndruar anash për të mos heshtur dhe për të mos patur frikë. Do t'i mbështes këta të rinj në kauzën e tyre patriotike drejt një projekti të ri.

Ekonomia jonë është tkurrur. Sistemi shëndetësoor publik po vuan, shumë shkolla po mbyllen në rrethe sepse s'ka më fëmijë. Ne vazhdojmë të jemi një vend ku ka pensione edhe 100 euro. Prej vitesh nuk rriten rrogat por çmimet. Në një vend ku çimi rritet dhe ekonomia bie, këta janë disa indikatorë të krizës. Më pak e matshme dhe e thellë është mungesa e besimit.

I them çdonjërit se sfidat me të cilat ne përballemi janë reale, nuk zgjidhen duke u fshehur, në një vend ku nuk ka as qeveri dhe as opozitë, as gjykatë kushtetuese e as të larta. Gjykata administrative drejt kolapsit dhe ata të shkallës së parë kanë degraduar. Duke ditur këto të gjithë e dimë se asnjëri sështë i sigurt dhe se një ditë do të ndeshet me këto sfidë", tha ajo.

Faqja e parë e RD-së

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:59
Topalli: Në 25 prill s'do ketë më një Shqipëri të Bashës, Metës e Ramës! Duhet një qeveri e dalë nga votat dhe një opozitë që s'korruptohet për interesa të liderit

 

Ish- kryeparlamentarja Jozefina Topalli në ftesën e saj për t'i bashkuar "Lëvizjes për Ndryshim" tha se nuk ka para e vende pune për t'i dhënë, por iu premton sfidën për ta ndryshuar në këtë vend. Ajo e ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si momenti ku do të ndahet nëse Shqipëria do të jetë e Bashës, Metës e Ramës" apo e shqiptarëve.

"3 kryetar nuk mund të mbajnë peng 3 mln shqiptarë, ka gjithmonë dy mundësi në jetë të pranosh kushtesh apo të marrësh përgjegjësinë për të ndryshuar, por të mos pretendojmë që gjërat do të ndryshojmë nëse do i bëjmë në të njëjtën mënyrë, Shqiptarët nuk ulin kokën para. Nuk duhet të ketë një Shqipëri të Ramës, të Metës apo të Lulit, kurrë nuk e kam humbur shpresën në këto vite të fundit, kam qenë e trishtuar. Ky vend ka nevojë për drejtësi sociale, një lider që jep llogari para qytetarëve që punojnë për interesin publik, duhet një qeveri që del nga votat dhe një opozitë që nuk korruptohet për interesat e udhëheqësit.  Dua të bëhem avokatja e interesave tuaja, prandaj bëhuni autor të fatit tuaj, mos kini frikë, jeta juaj është një ndërmarrje madhe, jeta është një spektakël i pabesueshëm, ditën e sotme do ta kujtoni gjatë. Frikë duhet të kenë ato që vjedhin, që mbajnë peng vendin e partitë, bashkë kemi përvojën, vullnetin dhe dijen, nuk kam para e as vende për t'iu premtuar vetëm sfidë, nuk kam pushtet, por vullnetin që ky vend mund të bëhet. Prandaj ju ftoj eja me ne, të sjellim ndryshimin dhe rrezen e shpresës", tha Topalli.

Ora 17:54
Topalli 'përballë' politikës së vjetër: Ata të 3 do bëjnë gjithçka për të mbajtur monopolin politik! Kërcënojnë me brutalitet lëvizjen e re, jam pa fjalë

Ish deputetja Jozefina Topalli gjatë prezantimit të partisë së saj Lëvizja për Ndryshim i ka dalë 'përballë' politikës shqiptare duke thënë se vendi nuk ka një alternativë.

Sipas saj Basha, Rama dhe Meta, bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik, madje këtu shton se ka pasur shantazhe edhe kundrejt lëvizjes së re që po prezanton për të cilën ka mbetur pa fjalë. Ndërkaq këtë ajo e ka quajtur një taktikë shumë të vjetër.

"Fushata është kthyer në monopolin e 3 personave. Ata të tre shantazhohen për interesa private, dhe bëjnë paqe për karrigen. Këta të tre, vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata, kush duhet të punojë kush jo sa duhet të punojë sa duhet të marrë, kush duhet të rijë në këtë vend dhe kush duhet të ikë. Ata të 3 do bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik, vendi është pa alternativë. Ata mendojnë se duke thënë të gënjeshtra do zhdukin të vërtetën e vërteta është liria jona (duartroket).

Sulmojnë dhe kërcënojnë me brutalitet edhe lëvizjen e këtyre të rinjve. Taktikë shumë e vjetër kjo. Fushata ka nisur më shume sesa kundër qeverisë është kundër një lëvizje që ende ska nisur. Të gjesh armikun te brezi i së ardhmes e te projekti i shpresë të lë pa fjalë. Sa për mua më kujton vetëm sulmin e vjetër", shtoi ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spotisti: 29/10/2020 19:50

    Po çe deshe që vure zyze......SE MOS KE LEXUAR NDONJËRË ME STOPAT LART....ti do të jesh kavia e parë e riciklimit në inceneratorin e stërmadh të pordhitikës shqiptare!!??

    Përgjigju
  • TA RRAS LALAV SONE: 29/10/2020 14:58

    Shqiprin e ka mar dreçi në politik luajn lojtar të mbaruar. Hajdut, gënjeshtar, kriminel , matrapaz, injorant, spiun të ish komonizmit si zhelja zhelefin e kto lloi skarcitetesh duan me u ricikluar që të kthehen si virgjëresha e pa besushme çfar po i punojn Albanistanit të Evropës.

    Përgjigju
  • Qytetari Pyt ?: 29/10/2020 12:17

    Jozefine Me Lylin Jo me Edin Jo me Meten Jo me Sahline Jo Ti vetem nuk i Fiton zgjedhjet 51 Perqind Po sikur ajo perqindje Vote qe mund te fitosh ti ( Ne qoftese fiton ) do ti nevojitet njeres Parti psh : Partise Edi Rama Lyl Basha Ilir Floririt A do ja japesh ndonjeres nga keto parti qe ti nuk i do per te Formuar Qeverine ? Me trego Xhozi ?

    Përgjigju
  • Tepsia: 29/10/2020 07:43

    E don edhe to nje cope ee dreq

    Përgjigju
  • tironci: 29/10/2020 07:22

    Qe ne kohen e skenderbeut e kemi pas hilen ne adn, kjo shkerdhate gjithe jeten ka honger ne krah te pd tashti doli ne vete, po ca elektorati ke ti mi hajdute muti qe 8 vjet ca ske bo?? a ka budallej qe te japin vote ty pervec atyne shoqeve tuja qe i majshe perhere me vete ne pune

    Përgjigju
  • Beni: 29/10/2020 03:49

    Imagjinoni Jozefinen kryeministre.E tmerrshme.

    Përgjigju
  • Enveri: 29/10/2020 00:46

    E ke kot jozefina se votat e partive te vogla do vidhen,,,sepse ato votat do numerohen nga PS,PD,LSI.....ATA JANE NE KOMISIONE...

    Përgjigju
  • Arifi: 29/10/2020 00:44

    Ke qene ne PD jozefine,,ke qene ne pd kur ajo vrau 26 veta ne gerdec dhe 4 veta ne bulevard se protestonin per korrupsionin tuaj,,,kerko njehere falje per keta te vrare nga PD dhe per vjedhjet qe keni bere ,,pastaj shohim e bejme......

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 29/10/2020 00:25

    Kjo eshte klasa politike shqiptare kur nuk te fut kryetari i partise si deputer ti hap nje parti te re sa hap e mbyll syte. Doja ta dija pse nuk fole haptazi ne partine kur beje pjese po dilje me letra e intervista intimiduese kundra Lulzim Bashes ? Topalli do te jete se zban ne politike se nuk di gje tjeter se cte beje. Shko jep mesim ne shkolla e eduko rinine. Boll me keto fytyra te vjetra se jeni bo bajate. Shqiptaret ku ta gjejne qe njerez si ju te zhduken nje here e mire nga politika e dites.

    Përgjigju
  • Bobi: 28/10/2020 22:56

    Zhelja vjeter prap e konsuar ngeler. Nderro qimen sa te duash, prap zhelja e Salehut do ngelesh

    Përgjigju
  • Katnarja shkodres: 28/10/2020 21:26

    Ne Shkoder kur u martua kjo thane.. shkoi sherbetorja tek i zoti. Kjo provinciale me mustaqe nuk ka e nuk ka patur kurre asgje te fisme. Kjo eshte versioni i Salehut me fustan

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 28/10/2020 21:19

    Hahahahahaha. Sa per te qeshur aq per te qare. Kapnie per zhelesh ket besqenefe shurraqe dhe qitnie perjasht. Eshte bere fare kjo pune. Kurverimi ne politiken shqiptare prej 30 vjetesh eshte statistike yrrneqesh e qenefesh pambarim. Ne fund do kete nje rezultat: KLANSEKTI PS,PD,LSI @ COMPANY DO SHKOJ PER LESH QENI.

    Përgjigju
  • Perashi: 28/10/2020 20:45

    Ti ne pushtet ishe more 1 milion shuplaka. Mes kamve te sals ke nejt tan jeten

    Përgjigju
  • Ergi: 28/10/2020 19:48

    Oh sa kam qesh me lot. Parti e re, me te paangazhuar me pare neper parti. Vrtem kryetarja lejohet te kete pas qene neper parti me pare. Kjo eshte goce e re, e paperlyme, 20 vjec dhe laaarg politikes se vjeter. Sidoqofte. Le ta cojne kete vend ne humnere. Ndaj dhe Rama ndryshoi pragun me 1%, qe tu hape rruge ketij fenomeni per te degraduar opoziten. Dhe ndaj godet fort Meten pasiqe kerkon te fuse ne xhep votat e tij. Te vetat mendon qe i ka ne xhep. Mbase populli do te ndergjegjesohet nje dite e dontu fuse drune te tereve. Zoti na rujt.

    Përgjigju
    • O Ergi: 29/10/2020 00:52

      Kjo eshte mesuesja e atyre qe nuk dine. Kjo mesoj nga professor doctor Hali Beshurra dhe tani hapi universitetin e saj. Rama ka lek per te gjithe keta

  • Fshati: 28/10/2020 19:09

    E pa ftyre por serbes, me siguri do ta nxesh dhe ti nje qoshe. Populli i uroj qe te te kete nje fushate letrash nga Italia ose Gjermania, se per Shqiperine duhen dhe nja 300-400 vite.

    Përgjigju
  • Mondi: 28/10/2020 19:00

    Jozefina eshte kanoce e cpuar nuk mund te ricklohet. Nje zonje pa nivel nen mesataren e shqiptarit normal.nuk ka gje per te ofruar. Nuk bind dot as familiaret e saj. Kjo te fuste plumbin ballit. Ta fusi tek vendi tani

    Përgjigju
    • Duro: 28/10/2020 19:56

      Kur thua Zonjë pa nivel çfarë ke parasysh ? Apo kanë nivel dhe përvojë më shumë laraskat që drejtojnë këtë vend. Në Shqipëri të gjithë janë të përlyer dhe do të përlyhen. Çështja është çfarë bëjnë për kombin dhe të ardhmen e tij si dhe standartet që vendosin.

  • Shkodrani: 28/10/2020 18:29

    Jozefina ka bere nje gabim shume te madh: gjithe jeten ka qendruar pas Sali Berishes dhe ka jetuar ne hijen e tij. Per kete ka pergjegjesi politike si drejtuese e larte e shtetit dhe PD-se. Me vjen keq qe nje grua ish e persekutuar, te qendronte kaq vite prane ish komunistit Berisha.

    Përgjigju
    • Une: 28/10/2020 20:44

      Jozi e persekutuar? A e di qe ka pas pashaporte diplomatike me 1987 dhe ka udhetuar jashte? Ne ate kohe as fotbollisteve te Vllaznise nuk ju lejohej.

  • Politika e re: 28/10/2020 18:21

    Gallate fare, kesaj i duket vetja se mundte ofroje politike te re, me moshen qe ka. Dhe sidomos me edukaten politike qe ka marre.

    Përgjigju
  • Zani: 28/10/2020 18:19

    Bravo jozefina... ...

    Përgjigju
    • Pjeter: 29/10/2020 07:27

      Ju jeni ftof te gjith me shoku.Pse keta qe jane ne pushtet kan faj qe perballe kane Lulushin Saliun me dhendure,apo marifetçinjte e Gerdecit? Ne qofte se ju militanteve ju ka ik llogjika,keta qe jane ne qeverri,akoma nuk ju kan ik trute qe te shpenzojne ndonje qindarke kunder kllouneve si Luli,nuk kane nevoje fare per ndihmen e askujt,per deri sa kane perballe,matrapazet,hajdutet,dhe tradhetaret e kombit,e fale zotit,jan pak ata qe fluturojne me presh ne sume si puna jote.

    • Tamam bravo: 28/10/2020 22:43

      I ka cuar ndonje furgon 2 tonsh me euro mafja pushtet, e i ka thene dil gri sallate, mbidh edhe bli vota sa te duash se ne fund dihet, me cdo cmim qelbesirat te rrine ne pushtet. Xhozi kujdes se ne shkoder e kudo do te te marrin per zhelesh me veze e domate.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen