Topi në fushën e Bashës/ Pas takimit me ambasadorin gjerman dhe aleatët, kreu i PD-së 'ngujohet' në seli! Asnjë vendim për 'Zgjedhoren'

Topi në fushën e Bashës/ Pas takimit me ambasadorin gjerman dhe aleatët, kreu i PD-së 'ngujohet' në seli! Asnjë vendim për 'Zgjedhoren'

Një ditë e ngjeshur dhe e ngarkuar sot për kreun e PD-së, Lulzim Basha, të cilit një ditë më parë ambasadorja e ShBA Yuri Kim i la të gjitha përgjegjësitë për të ardhmen e vendit. Prej orës 15:30, kreu i PD, Lulzim Basha është 'ngujuar' në selinë e PD dhe nuk ka asnjë informacion. Ndërsa të dhënat për ecurinë e arritjes së një marrëveshje janë 'hermetike'.

Lulzim Basha, përveç një reagimi të shkurtër mbrëmë, nuk ka ende një përgjigje për ambasadoren e ShBA, e cila la topin në fushën e tij.

Sot, për rreth dy orë nga ora 16:00 deri në orën 18:00 Lulzim Basha priti në takim aleatët, Monika Kryemadhin dhe Petrit Vasilin, Fatmir Mediun dhe Shpëtim Idrizin, ndërsa mungonin aleatët e vegjël, Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka. 

Mësohet se Lulzim Basha ka diskutuar me aleatët çështjen që ka mbetur pezulluar të reformës, depolitizimin e administratës zgjedhore.

Paraditen e sotme Lulzim Basha ka patur takim edhe me ekspertët e reformës zgjedhore Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelajd Alibeaj dhe Çlirim Gjata. Ndërsa pati edhe një drekë pune me ambasadorin e Gjermanisë, Peter Zingraf.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:26
Pas takimit me ambasadorin gjerman, Basha takon për rreth 2 orë aleatët dhe ekspertët

Për rreth 2 orë Basha ka pritur në takim aleatët, Kryemadhin dhe Vasilin, Fatmir Mediun dhe dhe Shpëtim Idrizin. Mësohet se ata kanë diskutuar  për çështjen që ka mbetur pezulluar të reformës, administratën zgjedhore. Paraditen e sotme Basha ka patur takim me ekspertët e reformës zgjedhore. Ndërsa pati edhe një drekë pune me ambasadorin e Gjermanisë. Biseda zgjati për më shumë se një orë në një nga restorantet e kryeqytetit. Zingraf takoi Lulzim Bashën pas bisedës me ambasadorët për rreth një orë te 'Shtëpia e Europës'. 

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dje ishte e prerë dhe shumë e qartë në mesazhin e saj se përgjegjësia është e Lulzim Bashës duke i thënë hapur se "topi është në fushën e tij dhe tashmë ai ka në dorë integrimin e vendit".

Ditën e djeshme, Basha me një deklaratë tepër të shkurtër tha se është arritur progres për zgjedhore, por ka ende një çështje pa zgjidhur. "Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor, ka mbetur një çështje pa zgjidhur.

Sigurojë shqiptarët që opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme", tha Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Boku: 05/06/2020 11:04

    hahahaha... shikoji legenat si mblidhen... shikoji si rrine si zhele... keto edhe 100 vjet ti lesh po kerma do mbeten, te pacivilizuar, mashtrues dhe ordiner do mbeten.. svjejne as per roje ne parkimin demokrat...

    Përgjigju
  • Ani: 05/06/2020 07:49

    Jane mbledhur te shkretet koke me koke per te zgjidhur hallet e popullit. Duken sa te merzitur jane sidomos Titi me Monen, kurse Idrizi e ka akoma mendjen te dogana. “Eh te kete te vije dhe njehere Nano ne pushtet”, thote Idrizi me vete. Kurse Titi hajduti i tenderave ne shendetesi e Monagjiza i kane hipur mendjes se nje dite do kapin prape ndonje ministri. Sa te jete palloshi gjate me hajdutet Ilir Beqen, Gjiknurin, Ahmetajn e gjjthe zinxhirin drejtues te cdo institucioni gllaberues, ta harroje Lulushi vocerr e banda e tij injorante, qe te vije ne pushtet.

    Përgjigju
  • Ben: 04/06/2020 22:53

    E qarte situata Lulit.Eshte ne hall te madh,amercaneve i thote po,sa vjen tek Sala dhjet gjak,a e firmose a-i thote Sala,Jo,i thote Luli.Takon Luli Basha ambasadoren,ok,i thote,do ta firmos,mer Salen ne tel,he i thote Saliu firmose,Jo jo.Ok,Lulzim,ti je pishtar i demokracise-i thote Sala.Ky muhabet do zgjase edhe 2-3 dite dhe kaq,Luli Firmos,Sala shkon tek drute.

    Përgjigju
  • Duhet Urgjentisht nje Ambulance ti rije je Gadishmeri ..: 04/06/2020 20:58

    Do Zoti nuk na ben ndonje marezi ! Se mendja Joker Gruri eshte ! Por fatekeqesia eshte se vendi i tije Nu Rec ,dhe shokeve te tije ,,do tju mungoje aty ne dhomat e Recit per te lozur Domino...

    Përgjigju
  • washingtonDC: 04/06/2020 20:58

    Kta po presin kur baba sali te jepin urdhrin. saliu po pret beogradin sa te vendosin. Tirana esht luftbeteja lindje perendim. Populli rin e pin nga nje teke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’