Topi në fushën e PD-së për 'Zgjedhoren'! Meta: Ja kush është këshilla ime për Bashën

Ambasadorja amerikane Kim u shpreh tre net më parë se tashmë topi për reformën zgjedhore ndodhet në fushën e Lulzim Bashës, që të firmosë draftin. Por a ka një këshillë Ilir Meta për Bashën? "Mesazhi im për opozitën ka qenë ky; gjithcka për konsensus. Që kur u shkatërrua teatri mesazh im ka qenë mos bini pre e provokimit për t'u larguar nga tryeza dhe mos paraqisni listë dëshirash, por qëndroni te ato elementë bazikë, për të cilat do të keni përkrahjen e ndërkombëtarëve.

Mesazhi im i fundit është që duhet të kuptojmë që qasja e re e metodologjisë së zgjerimit të BE-së pas propozimit francez e rrezikon jo vetëm perspektivën e shpejtë të negociatave, por edhe këto arritje që kemi deri tani, sepse asgjë nuk është e sigurt. Shqipëria humbet shumë mundësi nëse bën hapa prapa. Apeloj të gjithë jo vetëm mos humbasim cfarë kemi por të fitojmë ritmin e duhur" tha ai.


Lajmi kryesor:

Topi për Zgjedhoren në fushën e PD-së! Meta: Sot më telefonoi Basha, i thashë mos ke frikë nga humbja (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve