VIDEO/ Tornado godet SHBA, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur! Mbi 300 mijë familje pa energji elektrike

Stuhitë e forta kanë përfshirë të premten SHBA-më qendrore, duke lënë pas 3 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Dy vdekje u raportuan në Wynne, Arkansas, ndërsa një person humbi jetën pasi torandoja shkaktoi shembjen e një çatie teatri në Illinois. Nga shembja e çatisë së teatrit 28 persona u plagosën rëndë. Rreth 260 persona ishin brenda teatrit Apollo, Belvidere, kur çatia u rrëzua në orën 19:55 me orën lokale, tha departamenti lokal i zjarrfikësve.

Një seri tornadosh të egër shpërthyen disa shtete amerikane të premten, duke vrarë të paktën tre persona në total. Dëme të shumta u raportuan në pjesë të jugut dhe të mesperëndimit - me shtetet e Arkansas dhe Missouri që shpallën gjendje të jashtëzakonshme. Gati 300 mijë abonentë mbetën pa energji elektrike.

Më shumë se 40 raporte për tornado u bënë në gjashtë shtete të premten mbrëma, sipas Qendrës së Parashikimit të Stuhive të qeverisë amerikane. Disa fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Çikagos O'Hare u vonuan ose u anuluan.

Një tornado e madhe shpërtheu kryeqytetin e shtetit të Arkansas, Little Rock, duke rrokullisur makina, duke thyer çati dhe duke rrëzuar pemë. Të paktën 24 persona u plagosën, sipas kryebashkiakut të qytetit. Guvernatorja e shtetit, Sarah Huckabee Sanders, konfirmoi vdekjen e dy personave në qytetin Wynne, rreth 100 milje (170 km) nga Little Rock.

Në Tenesi, kryebashkiaku i Covington, Jan Hensley, iu kërkoi njerëzve që të mos lëvizin me makinë pasi linjat e energjisë ishin goditur nga stuhitë. Departamenti i Policisë Covington e përshkroi qytetin si "të pakalueshëm" duke ndarë fotot e rrugëve të bllokuara nga shtyllat e rrëzuara të energjisë dhe pemët e mëdha të rrëzuara para shtëpive. Dëme të mëdha u regjistruan edhe në Arkansas qendror. Më shumë se 70,000 shtëpi mbetën pa energji elektrike, ndërsa 5 persona raportihet të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Nata e tornadove vdekjeprurëse vjen vetëm një javë pasi një tornado vrau 26 njerëz në Misisipi. Presidenti Joe Biden vizitoi shtetin të premten për të shprehur ngushëllimet e tij dhe për të premtuar ndihmë federale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:06
Rëndohet bilanci i viktimave në SHBA, 11 të vdekur si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme

Ka shkuar në 11 numri i viktimave për shkak të tornadove në SHBA-në jugore dhe qëndrore. Shtëpi dhe biznese të shumta janë shkatërruar si pasojë e stuhive të forta. 

Shteti i Arkansas shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Shumë njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre duke u transportuar në zona të mbrojtura që nuk janë prekur nga tornadot. 
 

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet