Tortë me PD, ish-kreu i Policisë Bashkiake festoi ditëlindjen në burg: Se na thonë pastaj jemi shitur tek Rama

Tortë me PD, ish-kreu i Policisë Bashkiake festoi ditëlindjen në burg: Se na thonë pastaj jemi shitur tek Rama

Florenc Hoxha

Ish-kreu i Policisë Bashkiake i Tiranës, Florenc Hoxha ka ndarë disa foto nga qelia, ku shihet me një tortë me stemën e PD-së dhe me dy djemtë. 

‘Duke festuar 44-vjetorin ne qelite e burgut 313 i burgosur nga qeveria Rama. P.S, për te gjithe ata zhurmues qe për interesat dhe hallet e veta luajnë me vuajtjet tona dhe te fëmijëve tanë duke na etiketuar si te shitur tek Rama.’- shkruan Hoxha.

Nuk dihet nëse ai e ka pasur ditëlindjen këto ditë, apo bëhet fjalë për foto të vjetra, pasi aty shfaqet me rroba vere, por postimi i tij duket qartë se është për Berishën dhe ata që i shkojnë pas, të cilët akuzojnë grupin e Bashës se janë shitur tek Rama.

Kujtojmë që Florenc Hoxha ka qenë një nga njerëzit e besuar të Bashës dhe me këto foto do t'i tregojë Berishës, se ai ka bërë edhe burg për PD-në.  

Postimi i Florenc Hoxhës

Në përplasjen e ashpër për marrjen e godinës së PD-së nga Sali Berisha, Florenc Hoxha, së bashku me 9 persona të tjerë dyshohet se ishte një nga personat kryesorë që do të mbronte në rast rreziku me 8 janar godinën e selisë së PD-së nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tropoxha: 06/03/2023 12:58

    KY GRABISTE NJERZIT KUR ISHTE SHEFI KOMASARIATIT NR 3 DHE ME VONE SI DREJTOR I POLICIS BASHKIAKE DHUNONTE GRATE NEPER ZYRA DUKE I GUJT ME SHKELMA... KY MERITON JO VETEM AQ. POR RILINDJA I DHA LEJE PER VILEN MADHESHTORE QE KA NE FUSH FARK....

    Përgjigju
  • Tirona: 06/03/2023 12:31

    Mos ka ndonj keqkuptim se ky haleja ka vdekur cne gjall ky legeni

    Përgjigju
  • XHA JAHO: 06/03/2023 11:07

    Nje plere ky...

    Përgjigju
    • Ec aty: 06/03/2023 11:48

      Tek vendi i duhur gjendet po he. Aty ku e meriton

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor