Tortë Rafaelo nga zonja Vjollca

Tortë Rafaelo 
Përbërësit: 

400 gr biskota Savojard 
4 vezë 
120 gr mascarpone
250 ml qumësht kokosi
Rum
120 gr kokos pluhur 
Përgatitja: 

Fillimisht përziejmë të verdhat e vezëve me sheqerin Teuta derisa sheqeri të shkrijë dhe volumi i vezëve të rritet. Më pas shtojmë gradualisht maskarponen në tasin me vezë dhe arrën e kokosit pluhur. Rrahim të bardhat e vezëve duke krijuar një marengë të fortë dhe më pas i bashkojmë me tasin me maskarpone. E mbulojmë me celefon dhe e vendosim në frigorifer për t’u ftohur.
Përziejmë qumështin e kokosit me rumin dhe lyejmë biskotat nga të gjitha anët dhe më pas i vendosim si shtresë të parë në tavën ku do të përgatisim tortën Rafaelo. Pasi të shtrojmë bazën me biskota, mbi to vendosim si shtresë të dytë kremin që përgatitëm me vezë, maskarpone dhe pluhur arrë kokosi. Më pas përsërisim të njëjtën gjë me shtresat deri në përfundim të kremit. E vendosim tavën në frigorifer për 2 deri në 3 orë. Pasi e nxjerrim nga frigoriferi e mbulojmë të gjithë sipërfaqen me pluhur arrë kokosi. 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri