Toska zbulon në 'Studio Live': Basha do bashkohet me Berishën para zgjedhjeve! Haklaj: Nuk afrohet me non gratën! Ai po nis dhe Gaz Bardhin në burg

Almer Toska dhe Azgan Haklaj debatuan sot në ‘Studio Live’ lidhur me të ardhmen e opozitës, në veçanti të Partisë Demokratike, mes Berishës, Bashës dhe Enkelejd Alibeaj tashmë në parti të re (Djathtas 1912).

Toska zbulon për Arbër Hitajn se mund të ketë një bashkim sërish mes Bashës dhe Berishës për zgjedhjet e 2025.

'Po bën rinovimin total të partisë, me pretendimin e një liste të re dhe Partia Demokratike ngel stoik emrave të vjetër apo emrave që janë provuar me kohë kjo për mua është një deficiencë për opozitën. Mendoj se opozita i ka ende shanset për të pasur një formatim të re.

Në politikë i kemi parë të gjitha. Nuk e përjashtoj mundësinë që zoti Basha një ditë të bashkëpunoj me zotin Berisha. Sepse politika, mendoj se çështja e vulës është e mbyllur përgjithmonë e pranuar nga opinioni publik. Zoti Lulzim Basha nëse ka ndonjë bashkëpunim me Berishën nuk e përjashtoj. Pragmatizmi politik është mbi moralin politik.'

Ndërsa Azgan Haklaj tha se Berisha e mori vulën e partisë si dhuratë nga Rama dhe Balluku.

'Berisha e ka marrë vulën dhuratë nga Rama dhe Balluku. Gjyqtarët kanë lënë Salianjin në burg. Berisha në njërën anë i falënderon, në rastin tjetër i akuzon, janë të njëjtët gjyqtarë.

Alibeaj dhe Basha u ndanë prej antiberishizmit. E në fakt ai po i shërben berishizmit. A shkoi u takua me Dash Shehin? U nda me Bashën në emër të antiberishizmit. Çfarë deklarate bëri Dash Shehi? Do bashkohemi me Berishën.'

Toska: Mund të ketë bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme. Është normale. Nëse PD i duhet edhe Basha për të ardhur në pushtet pse të mos e marri. Spektri opozitar duhet të jetë një.

Haklaj më tej nënvizoi sërish se Berisha është non grata dhe Basha nuk është, kështu nuk mund të ketë bashkëpunim, ndërsa sipas tij Berisha po mundohet t’i lërë partinë trashëgimi Argita Malltezit, bijës së tij.

'Më shkruan një demokrat thuaji zotit Toska, Lulzim Basha nuk është non grata. A  vjen Berisha në pushtet me non gratën? Po e bija? Cila është beteja e Berishës? A vjen në pushtet? Një non grata a vjen në pushtet? Salianjin e përcolli. Publikisht tha do shkoj në burg Gaz Bardhi. Dhe do ja jap partinë Argitës.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet