Trafik armësh drejt Sirisë, 8
vetë në pranga, baza në Shijak
VIDEO/FOTO/Armët e sekuestruara

Trafik armësh drejt Sirisë, 8<br />vetë në pranga, baza në Shijak<br />VIDEO/FOTO/Armët e sekuestruara
TIRANE - Një bazë municionesh luftarake është zbuluar në Shijak ndërsa dyshohet që armët të kishin destinacion trafikun drejt Sirisë.
 
Tetë persona janë arrestuar ndërsa 4 të tjerë bashkëpunëtorë në trafikimin e armëve dhe municioneve, janë shpallur në kërkim.
 
Hetimet janë kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndërsa ky grup ishte prej 20 ditësh në vëzhgim derisa u zbulua baza në Shijak.
 
Kreu i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa mbajti një konferencë të posaçme  mbrëmjen e së Premtes ku dha detaje të operacionit të koduar “Armëtari.

Të arrestuarit
  • Sami Mema, 44 vjec, me banim në Shijak
  • Artan Aruci, 42 vjec, banues në Shijak  Durrës
  • Alban Mancja, 29 vjec, banues në Durrës
  • Hergi Buli, 18 vjec, banues në Shijak
  • Festim Mema, 19 vjec, banues në Shijak
  • Shkëlqim Varaku, 44 vjec, banues në Shijak
  • Çlirim Xhaja, 39 vjec, banues në Tiranë
  • Ervin Xhaja 28 vjec, banues ne Tirane
Në kërkim: 4 bashkëpunëtorë në trafikimin e armëve dhe municioneve

Janë sekuestruar
  • 6 armë zjarri automatike tip kallashnikov
  • 1 pistoletë model TT
  • 5 pistoleta miniblow
  •  1 automatik tip skorpions me silenciator
  • 5 granata
  • 2 arme gjahu tip Shotgan si dhe Sasi e konsiderueshme fitila zjarrpërcjellës dhe municioni

armet
(Në foto: Armët e sekuestruara nga policia) Foto të tjera

policia, arme


Deklarata e plote e drejtorit te policise se Tiranes, Ardian Cipa
Policia e Tiranës përkatësisht Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Sektori për Operacionet Speciale dhe Kërkimin ne bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, bënë të mundur realizimin me sukses të operacionit "Armetari", dhe goditjen e një grupi kriminal për trafikim ndërkombëtar të armëve dhe municionit.
 
Gjatë hetimit intensiv te veprimtarise kriminale te ketij grupi kriminal, është realizuar identifikimi, dokumentimi dhe arrestimi ne flagrance i 8 shtetasve si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas bashkëpunëtore në këtë aktivitet kriminal. 

Hetimi e goditja e grupit kriminal të sipërpërmendur është realizuar duke aplikuar format dhe metodat speciale te hetimit duke dokumentuar ne kete forme linjen e trafikimit të armëve dhe municionit.
 
Nga të dhënat hetimore të administruara, ky grup kriminal dyshohet se mund të këtë trafikuar armë dhe municione luftarake me destinacion edhe Sirinë.
 
Aktualisht me Prokurorinë për Krime të Rënda po bashkëpunohet për ndjekjen e mëtejshme të hetimeve për veprën penale: "Trafikim i armëve dhe municioneve", parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan! Ishte dënuar në me 2 vite e 6 muaj burg

Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan! Ishte dënuar në me 2 vite e 6 muaj burg