Një shqiptar dhe 5 shtetas spanjollë janë arrestuar nga policia si autorë të dyshuar të një organizate kriminale dhe pjesë e trafikut të drogës nga Afrika e Veriut në ishujt Kanaire, ndërsa janë sekuestruar 1.6 ton hashash. Operacioni i koduar 'Aristario' nisi në gusht, me zbulimin e një rruge të re të hyrjes së hashashit në Spanjë.
Ngarkesa me më shumë se një ton e gjysmë hashash u kap nga Garda Civile, pasi trafikantët po e largonin nga Fuerteventura, ishulli i dytë më i madh i ishujve Kanaire në Spanjë, e fshehur në fundin e dyfishtë të cisternës së nje gjysmërimorkioje.
Agjentët e drogës mbajtën nën mbikqyrje të gjitha lëvizjet e trafikantëve dhe gjatë kontrollit të cisternës zbuluan 1.6 ton hashash, e cila vinte nga Afrika e Veriut. Sipas hetimeve organizata kriminale drejtohej nga dy biznesmenë, të sektorit të transportit,në qytetin Alicante të cilët bashkëpunonin me dy trafikantë droge.
Me arrestimin e gjashtë anëtarëve të saj, pesë prej tyre spanjollë dhe një shqiptar, si autorë të dyshuar të krimeve kundër shëndetit publik, trafikut të drogës dhe anëtarësimit të një organizate kriminale, Garda Civile e konsideron këtë organizatë kriminale të çmontuar.
Operacioni 'Aristarco' ka bërë të mundur demaskimin e një rruge të re të futjes së drogës në territorin spanjoll, duke përdorur një pikë strategjike, për shkak të afërsisë me bregdetin maroken, siç është arkipelagu Kanarie.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e organizoi Shqipëria finalen e Conference League?
-
Mirë
87.6%
-
Keq
7.2%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1659
Lajme të tjera
-
Çfarë është lija e majmunit dhe ku po përhapet? Gjithçka që duhet të dini
24 Maj, 21:39
-
Shkatërrohet laboratori i drogës me vlerë 6 mln euro në Kosovë
24 Maj, 09:06
-
Spanja me 30 raste të lisë së majmunëve, të lidhura me saunën
20 Maj, 22:19
-
U nisën për të punuar në ndërtim, por përfunduan në ‘hotel bari’, 2 të rinj shqiptarë dalin para drejtësisë gjermane
19 Maj, 19:39
-
Spanja e kërkon për 40 vjedhje me dhunë, Gjykata e Kurbinit lë në burg për 40 ditë drejtorin e Ujësjellësit! Pritet ekstradimi
10 Maj, 09:54
-
Spanjë/ Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës që drejtohej nga dy shqiptarë, zotëronin disa ‘shtëpi bari’
9 Maj, 21:43
-
Marrëveshja e ekstradimeve me Spanjën në fuqi nga 16 marsi, burime: Pas 'Bosit' të Porcelanosës dhe drejtorit të Ujësjellësit, në kërkim dhe 80 shqiptarë
7 Maj, 13:27
-
Arrestohet drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit! Kërkohej në Spanjë për rreth 40 vjedhje me dhunë, mes tyre dhe shtëpinë e Benzema-s! VIDEO nga momenti kur i vihen prangat
7 Maj, 11:16
-
I kërkuar nga Spanja për trafik droge, arrestohet për ekstradim bosi i 'Porcelanosës' Nikolin Janina! Lideri i një grupi kriminal që trafikonte heroinë
6 Maj, 10:44
-
Arrestohet 41-vjeçari në Vlorë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike! Pritet të ekstradohet drejt Spanjës
5 Maj, 16:22
-
Rrëfehet i penduari i mafies Ndrangheta, tregon lidhjet me mafiozët shqiptarë: Mbroheshin nga një ministër i korruptuar
4 Maj, 11:19
-
Emri/ Arrestohet parukierja në Tiranë, fshihte drogë në sallonin e bukurisë. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori
30 Prill, 09:08