Trafik droge dhe armësh/ Kush është vlonjati me dy emra që u arrestua në Muriqan, po kalonte në doganë dhe pse në kërkim ndërkombëtar

Trafik droge dhe armësh/ Kush është vlonjati me dy emra që u arrestua në Muriqan, po kalonte në doganë dhe pse në kërkim ndërkombëtar

Pika e kalimit kufitar në Muriqan

SHKODËR- Ishte në kërkim ndërkombëtar, por kjo duket se nuk ishte aspak një shqetësim për 44-vjeçarin nga Vlora që të lëvizte lirshëm nga një shtet në tjetrin.

Megjithatë, "liria" e tij mori fund ditën e sotme, ku është arrestuar nga policia e Shtetit, pasi gjykata e Italisë e kishte dënuar me 11 vite burg trafik droge arme dhe si pjesëtar i një organizatë kriminale.

Në pranga ka rënë Elton Isufi alias Mateo Meto, 44 vjeç, banues në Vlorë. Ai po kthehej nga Brukseli për në Vlorë, por u arrestua në doganën e Muriqanit.

Njoftimi i plotë i policisë
Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një të kërkuar për llogari të drejtësisë italiane. Falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes Policisë Kufitare, Interpol Tiranës dhe DVP Shkodër   u vu në pranga 44-vjeçari i dënuar me 11 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe kapjen e personave në kërkim, gjatë përpunimit të dokumenteve të personave në hyrje të republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për intervistim të hollësishëm një shtetas nga Vlora.

Pas intervistimit të hollësishëm nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Sektorit për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Shkodër rezultoi se shtetasi Elton Isufi alias Mateo Meto, 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili po kthehej nga Brukseli për në Vlorë, ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Bari, në vitin 2014 e ka dënuar me 11 vjet burg, për veprat penale "Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve" parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qellim ekstradimin e këtij shtetasi në Itali

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë