Trafikimi i qenieve njerëzore në Lezhë, Drejtoresha e Shërbimit Social: Viktima kryesisht minorene nga zonat rurale

Në Lezhë ka patur tre raste të tentativës së trafikimit të figurave gjatë dy viteve të fundit. Të dhënat janë bërë publike nga drejtoresha e Shërbimit Social në Bashkinë Lezhë Marte Fetaj gjatë një aktiviteti sensibilizues të organizuar në ditën evropiane kundër trafikimit të qënieve njerezore. Sipas saj viktima të trafikimit janë kryesisht minorene që jetojnë në zonat rurale.

"Në bashkinë e Lezhës kemi patur tre raste për vitin 2018-të dhe dy nga të cilat vazhdojmë ti menaxhojmë edhe në 2019-ën të cilat janë viktima të mundshme të trafikimit. Janë vajza që rrezikohen. Në përgjithsi janë vajza minorene nga zonat ruale që nuk janë të mirë arsimuara." tha Marte FETAJ Drejtoreshe e Sherbimit Social, Bashkia Lezhe.

Drejtuesit e institucioneve kanë kërkuar bashkëpunim e njeri tjetrit për të frenuar këtë fenomon i cili ka marrë përmasa të frikshme gjatë viteve të demokracise.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali