Trafikimi me nënshtetësitë, Meta sulm gazetarëve. Bollino: Presidenti po tradhton Kushtetutën dhe rolin e tij

Presidenti I Republikës Ilir Meta sulmoi sonte me një sërë shpifjesh botuesin dhe gazetarin Carlo Bollino dhe gazetarin Adriatik Doçi në vijim të hetimit që Shqiptarja.com po bën prej disa ditësh mbi skandalin e 419 nënshtetësive që presidenti ka dhënë duke shkelur kriteret e sigurisë të kërkuara nga ligji dhe duke konsideruar “figura me interes kombëtar” edhe qytetarë të zakonshëm, disa me precedent penalë apo nën hetim për krime të ndryshme. 

Pasi kishte sulmuar më parë gazetarin Mero Baze që u mor me të njëjtin argument, sonte Meta sulmoi me shpifje Bollinon dhe familjen e tij dhe Adriatik Doçin (autorin e investigimit) duke i drejtuar Bollino 10 pyetje me të cilat aludon se gazetari dhe familja e tij kanë krijuar shoqëri offshore, ose shkelin ligjet e vendit,  duke e thirrur Bollinon “malavita”, etiketim i kopjuar nga ish-presidenti Sali Berisha, i cili po e përdor prej kohësh për të kërcënuar publikisht Bollinon. 

"Vetëm në Shqipëri ndodh që politikanët e korruptuar bëjnë pyetje provokuese dhe akuzojne gazetarët. Në gjithë botën perëndimore ndodh e kundërta'' , shkruan Bollino në një postim të shkurtër në Facebook. Meta, si garant i Kushtetutës duhet të garantojë mes shumë lirive të tjera edhe lirinë e shtypit në vend, por tashmë është fare e qartë se e vetmja liri që Meta synon të garantojë është ajo e qehajajve të tij mediatikë që i përdor si kamikaze kundër cilitdo që guxon ta kritikojë, duke kopjuar edhe për këtë “debulesën” e tij Sali Berisha. “Duke sulmuar gazetarët Meta tradhëton rolin e tij, mandatin e tij dhe vetë Kushtetutën të cilën është betuar se do ta respektojë”, komenton Bollino.

"Meta mendon se do të ndalojmë investigimin me shantazhe qesharake dhe sulme nën brez, duke marrë copy paste montazhe nga interneti" shkruan gazetari i Shqiptarja.com Adriatik Doçi në facebook. 

Edhe drejtori i komunikimit i kryeministrit, Endri Fuga, reagoi pas sulmit të fundit të Metës: ''Kur Presidenti i Republikes sulmon familjen e nje botuesi & gazetari pas disa shkrimeve kritike, atehere eshte e qarte se investigimi qenka i vertete. Mund te flasesh sa te duash per lirine e shtypit, por sulmet e uleta si sot tregojne sa e respekton ne te vertete fjalen e lire!'' tha Fuga në Twitter. 

xy/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sulo: 25/10/2020 13:38

    Arrestojeni funderrinen!!!

    Përgjigju
  • O Loniii: 25/10/2020 11:37

    Do justifikohet se kur ka firmosur per nenshtetsin e ketij zekos ka qen pak i dehur

    Përgjigju
  • sapa: 25/10/2020 10:55

    Neqoftese eshte i keq pse nuk e arrestojne ata qe kane ardhur ne pushtet prej shtate vjetesh gjoja per te bere shtet?

    Përgjigju
    • Reno: 26/10/2020 19:05

      Nuk ka arrestime nga qeverria Se e ndalon dhe bota arrestimet mund te ndodhin vetem nga drejtesia ne nje vend demokratik anetar i natos dhe kandidat per be se po ti arrestoj qeveria e quajne veten te burgosur politik prandaj duan me do e mos te rregullojne drejtesine

  • Xha temja: 25/10/2020 10:19

    Pyetja eshte,pse nuk arrestohet ky mbeturine ne krye te shtetit? Si ka mundesi qe po lejohet akoma te na turperoje gjith kombin

    Përgjigju
  • PERSONALITET: 25/10/2020 09:28

    KARLO BOLLINO BURR I LART NJË BURR ME DINJITET E NJË NJERI BRILANT. ILIR KAK META HAJDUT NJERI I KORUPTUAR E NJË PAÇAVURE E PA PAR. KY FUNDËRRIN WC QENEF PUBLIK ME EMRIN ILIR ËSHTË TURPI I SHQIPTARVE. E KY QEN DO TË KRAHASOHET ME BRILANTIN BOLLINO KUR KY KAK ILIR META ÊSHTË WC QENEFI MË I PISËT I SHQIPRIS. RRESPEKT PËR INTELEKTUALIN ME BURRËRI KARLO BOLLINO.

    Përgjigju
  • Endri: 25/10/2020 07:21

    Shkarkojeni dhe cojeni per ndjekje penale, lerini pallavrat. Lerini llogarite politike. Nuk e beni hero duke e cuar per ndjekje penale, por beni ate qe sshte e duhur dhe pjesa derrmuese e popullit do. Po i humbni vleren institucionit duke mbajtur ne detyre kete ordiner.

    Përgjigju
  • Igor: 25/10/2020 06:37

    Kjo ndodhe vetem ne Shqiperine e koruptuar,nji shtet pa kushtetute ne nji shtet ku teroristet Grek hyne dhe dalin pa kontrolle nga shteti cfare shteti esht ky shtet,vetem per denimin e qytetareve dhe as gje tjeter.

    Përgjigju
    • Zen: 25/10/2020 09:11

      Sic hyjne dhe dalin terroristet arabe

  • Cubel Breca: 25/10/2020 05:28

    Po cfar prisni nga nje legen dhe ushtar i sali qenit?????????????????????????? Funderrinat e sistemit qe shum shpejt me 25 prill do marin goditjen e fundit nga populli i mencur shqiptar qe kur i duhet di te godas. Ky legen na nxorri bojen para botes,dhe tani sulmon edhe gazetaret e nderur,se ky i do qe te jen byth lepiresa si leshi i gazetes koha jon. E ka kthyer presidencen ne seli te leshit te ijes.

    Përgjigju
  • Une: 25/10/2020 05:07

    O amico nuk na the gje te re. Si te thuash qe uji eshte i njomët. E dime Qe ky ben shkelje me dy kembet po si i behet thuaj

    Përgjigju
  • labi: 25/10/2020 01:00

    Po i dhembin prangat prandaj

    Përgjigju
    • Lala: 25/10/2020 06:57

      Futeni brenda se qelbi gjithe dynjane ky palo President,symbol i gjithe maskaralleqeve qe kane ndodhur gjate gjithe keto 30 vjeteve te fundit ne Shqiperi.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë