Trafikoi 120 milionë euro kokainë në Greqi, mirditori koordinator i drogës arrestohet në Itali

Një shqiptar 42-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, pasi kërkohej për trafikim të lëndëve narkotike. Policia gjatë një kontrolli të një makine BMW të zezë, ku në të udhëtoni 3 shtetas shqiptarë, zbuloi se ndaj njërit prej tyre ekzistonte një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet greke për trafikim të lëndëve narkotike. 42-vjeçari Alfred Arapi, nga Mirëdita, ishte rezident në Pordenone të Italisë, ndërsa kërkohej për trafikimin e 1.2 ton kokainë të importuar në Greqi nga  Amerika Jugore dhe Qendrore, me anije mallrash. Sasia e kokainës u zbulua në periudhën midis shtatorit 2018 dhe janarit të 2020, që po të dilte në treg do të kapte një vlerë prej 120 milionë euro.

Në hetimet për të zbuluar trafikantët, ku mori pjesë edhe DEA Amerikane rezultonte se Alfred Arapi ishte në rolin e koordinatorit dhe një nga organizatorët e trafikut të drogës. Në dosjen e siguruar nga Report Tv thuhej se Alfred Arapi fillimisht ishte interesuar në zonë për një mjet lundrimi për llogari të bosit të tij njohur me pseudonimin “Aguaverde” ose “Doktori” dhe aty ka takuar kapitenin grek Stavro Trantis pa e ditur se ky i fundit ishte agjent i DEA-s. Trantis ka njoftuar autoritetet të cilat i kanë dhënë 'ok' për të marrë përsipër transportin e kokainës por pa e ditur sasinë dhe emrat e përfshirë. Pasi Arapi ka siguruar skafin në Athinë me mbishkrimin “Barracuda Seven” ka planifikuar më pas udhëtimin drejt Amerikës latine ku ndalesa e parë ka qenë ishujt Las Palmas në Spanjë. Gjatë këtij operacioni, policia vuri në pranga 6 shqiptarë. I dyshuar si kreu i kësaj organizate ishte Sandër Pemaj, i cili u arrestua pas operacionit, si dhe bashkëpunëtorët e tij, Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda dhe Maksim Preçi. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme në Kalithea, Greqi, u kap edhe një shtetas grek, i dyshuar si pjesë e të njëjtit grup.

Mandat arresti ishte lëshuar në 3 shkurt 2020 nga autoritetet gjyqësore greke në kuadrin e një operacioni të madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa shenjat e gishtave të shqiptarit u  përputhen me ato të nxjerra nga autoritetet greke. 42-vjeçari prej kohësh jetonte në Pordenone dhe se kishte në pronësi të tij një kompani që merrej me përpunimin e hekurit, ndërsa për dy shqiptarët e tjerë, policia nuk gjeti asgjë të dyshimtë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alban: 20/02/2020 16:55

    Edhe ta kishte bo gjynof do me vite po te ishte mrena se funja lek per familjen do kishte bo,po me qe se paska bo ishalla po del ske gjynof,boll shqipe neper burgje se i kena mush plot

    Përgjigju
  • Bledar perlika: 20/02/2020 06:25

    KY zoteria del jasht per tre dit se ska asnji lidhje me ket pun vetem esht punetor I thjesht jo pronar I kompanis ka fatin e keq se ka emrin njelloj me atqe merret me drog Asgje tjeter

    Përgjigju
  • Tani shkon ne Kavalishence per pushime ky Traim..: 19/02/2020 20:09

    Pushime te qehte,,dhe pleqeri te mbare ne kafazin nje ne nje meter .

    Përgjigju
    • Bledar perlika: 20/02/2020 06:17

      KY esht kap tjeter per tjeter komplet gabim Esht Daja Im nuk ka ba Kurr dicka te PA ligjshme

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë