Trafikonte pistoleta, fishekë dhe tritol nga Serbia, Krimet e Rënda vendosin burg për kosovarin

"Arrest me burg” është masa e sigurisë të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për 51 vjeçarin kosovar Ylber Ademi të arrestuar dy ditë më parë në Elbasan me arsenal armësh. Në seancën e sotme, gjykata vendosi të lërë në burg Ademin të paktën deri në përfundim të hetimeve.

51 vjeçari kosovar po transportonte në makinën e tij tip ‘Benz’ të zi, 19 pistoleta, 400 fishekë luftarakë dhe 1.6 tritol të tipit TNT në momentin që u prangos në aksin Elbasan-Peqin.

Burime për Report TV bëjnë me dije se informacioni për Ademin është marrë nga policia që me 24 qershor 2019. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, bën me dije se Ademi e njihte mirë vendin pasi kishte jetuar për disa kohë në Elbasan. Si fillim për të ka ardhur informacion nga Shërbimet Inteligjente. Më pas është kapur me një pistoletë por është lënë i lirë në mënyrë që të bëhej zbulimi i aktivitetit të paligjshëm që kryente. Për të faktuar nga ana e policisë se  51-vjeçari po merret me trafikim armësh është bërë edhe blerje e stimuluar. Pistoleta ai i shiste me një çmim shumicë 500 deri në 700 euro, por dy ditë më parë blerësi ishte agjenti i policisë që i ka vënë prangat.

Policia e ka mbajtur në vëzhgim Ylber Ademin për të bërë të mundur zbardhjen e personave, të cilët mund të kishin porositur armët. Ndërkohë para gjykatës ai ka qenë i heshtur ndërsa ka deklaruar se do të reagojë në një moment të dytë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin