Trafiku i drogës midis Italisë dhe Shqipërisë, policia e Milanos shkatërron 2 banda italo-shqiptare, në pranga 33 persona (VIDEO)

Në një operacion të orëve të fundit policia italiane ka arritur të shpërbëjë dy organizata kriminale, me pjesëtarë shqiptarë dhe italianë, për trafikim kokaine, hashashi dhe mariuane. Policia e Milanos ka realizuar 33 arrestime në Milano, Bergamo, Brindisi, Lodi, Pavia, Reggio Calabria, Reggio Emilia, Roma dhe Varese, në përfundim të operacionit Miracolo 2.

Dy organizatat kriminale Italo-Shqiptare të cilët kanë importuar dhe shpërndarë kokainë, hashash dhe marihuanë. Policia shqiptare njofton se në këtë operacion të finalizuar mëngjesin e sotëm u arrestuan 33 persona në Itali dhe një në Fier në vendin tonë.

Mësohet se në pranga në Fier është vendosur Rosman Sulo 28 vjeç. Në pranga ka rënë në Itali edhe një tjetër shqiptar. Në këtë operacion janë angazhuar policia italiane dhe forcat speciale RENEA, Fast Albania, Interpol Tirana dhe drejtoritë e policisë Fier, Tiranë e Elbasan.

Policia e Shtetit e Milanos, e koordinuar nga Drejtoria Anti-Mafia e Milanos, ka lëshuar një sërë fletë arreste duke shkatërruar dy organizata kriminale që veprojnë në Milano, përgjegjëse për trafik ndërkombëtar dhe kombëtar të drogës.

Pjesë e këtyre organizatave ishin qytetarë me origjinë nga Shqipëria dhe italian dhe ata importuan sasi të mëdha kokainë, hashashi dhe marijuanë në Lombardi të cilat më pas i shpërndanë në rajone të ndryshme të Italisë.

Gjatë operacionit u sekuestruan  dy pasuri të patundshme në Milano,  një kompani, 3 skuterë, i 2 motoçikleta dhe  9 makina. Ndërsa në total në dy operacionet e zhvilluara janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë, 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:33
Goditja e trafikut të drogës Itali-Shqipëri, Policia shqiptare: 34 persona të arrestuar! Në dy operacione u kapën 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë dhe armë (VIDEO)

Policia e Shqipërisë ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me goditjen e grupit kriminal që merrej me trafikun e kokainës dhe marijuanës në Itali dhe Shqipëri.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Miracolo II’ janë arrestuar 33 persona në Itali dhe një person në Shqipëri.

Në këtë operacion janë angazhuar policia italiane dhe forcat speciale RENEA, Fast Albania, Interpol Tirana dhe drejtoritë e policisë Fier, Tiranë e Elbasan.

Operacioni u finalizua mëngjesin e sotëm teksa u kap dhe arrestua në Fier, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasi R. S., 28 vjeç.

Operacioni "MIRACOLO II" është në vijim të operacionit " MIRACOLO I", që ka nisur në vitin 2018, me arrestimin e shtetasit italian Santo Tucci, i cili u kap me 27 kg hashash, 1.7 kg kokainë dhe 2 pistoleta.

Në kuadër të të dy operacioneve " MIRACOLO I" dhe "MIRACOLO II"   janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë, 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë.

Ora 10:44
EMRI/ Kush është shqiptari i arrestuar në Fier, i përfshirë në bandat trafikut të drogës midis Shqipërisë dhe Italisë

1614073776_6034c09585aafdroga.jpg

Një shqiptar është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier, në kuadër të goditjes së bandave të trafikimit të drogës në shtetin italian.

Burimet për Report TV bëjnë me dije se bëhet fjalë për Rosman Sulon, i cili është i vetmi i arrestuar në Shqipëri.

Në pranga ka rënë në Itali edhe një tjetër shqiptar. Autoritetet policore italiane goditën dy banda të trafikut të drogës, që vepronin në Milano.

Bandat në fjalë përbëheshin kryesisht nga italianë dhe shqiptarë, të cilët trafikonin sasi të mëdha kokaine e marijuane në rajonin verior të Lombardisë, për t'i shpërndarë më vonë në çdo cep të Italisë. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5 motorë dhe 9 automjete.

/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës