Trafiku i drogës, raport nga
Venezuela për vëllezërit Murataj

Trafiku i drogës, raport nga<br />Venezuela për vëllezërit Murataj
TIRANE- Se cilin person ka liruar Gjykata e Apelit Vlorë, duke sjellë dështimin e ekstradimit të tij në Itali për shkak të arratisjes, e tregon ky vendim i vitit 2011 i Gjykatës së Lartë të Vezuelës. Gjykata e vendit të Amerikës së Jugut duke shqyrtuar një çështje ekstradimi të një trafikanti polak që kërkonte drejtësia italiane, ka shtjelluar edhe veprimtarinë kriminale të Gramos Murataj.

Trafikanti vlonjat për të cilin drejtësia italiane kishte kërkuar arrestimin dhe ekstradimin me çdo kusht në Itali, nga Shqipëria, rezulton i përfshirë në një grup të madh droge, që trafikonte heroinë, hashash, marjuanë dhe kokainë në shumë zona të Italisë. Banda e drejtuar nga shqiptarët, kishte planifikuar të trafikonte drogë në Amerikën e Jugut dhe Kanada. Madje për të vënë në jetë planin, në Shqipëri ka mbëritur dhe një shtetas kanadez, me qëllim ndarjen e detyrave. Vendimi i Gjykatës Venezuliane, nxjer në skenë dhe një dokument të gjykatës së Leçes, e cila tregonte të gjithë dinamikën e veprimtarisë kriminale të këtij grupi. Mes personave të implikuar në këtë rrjet janë dhe shtetas italianë.

Ndërsa tepër aktiv tregohet dhe roli i vëllezërve Gramos dhe Besnik Murataj. Këta dy të fundit rezultojnë në Shqipëri të dy biznesmenë dhe aksionerë në një kompani bastesh sportive, që nga verifikimet ka rezultuar se quhet "Eccobet". Vendimi i Gjykatës së Lartë Venezuliane, ka marrë spunto nga një kërkesë për ekstradimin e shtetasit polak Piekarniak Tomazs, i cili është dënuar nga gjykata e Leçes me 9 vite burg. Vendimi është marrë nga gjyqtarët Ninishka Kuipo Brisenjo, Deyanira Nieves Bastidas, Blanca Rosa Mármol De Leon, Eladio Ramón Aponte Aponte, Héctor Coronado Flores Dhe Gladys Hernandez Gonzalez.

Deklaratë e gjyqtares venezueliane
Në 24 mars të vitit 2011 u depozitua kërkesa për ekstradim e qyterarit polak Piekarniak Tomazs, datëlindja 11.2.1975 në Varshavë dhe rezident në Jesolo të Venecies, nga ana e Ambasadës së Italisë, që kërkohej nga prokuroria e Leçes. Ndaj këtij personi ishtë shpallur dënim me 9 vjet burg nga Gjykata e Leçes.

Sipas Gjykatës, ai kishte kryer krimin e shitjes së substancave narkotike në bashkëpunim me qytetarët: Agron Xhafaj, Ervin Qezi, Tomasz Piekarniak, Gramos Murataj, Besnik Murataj, Rino Gerardi, Altin Maci, Fadil Papa, Edison Sali, Orges Seferaj. Droga ishte e llojit heroinë, marihuanë dhe hashash. Sipas autoriteteve italiane, Fadil Papa, sillte në Itali drogën, duke e shitur edhe në Jug të Italisë, në zonën e Alentos.

Ndarja e zonave
Një pjesë e saj trafikohej në Venecia dhe Trevizo, ku operonte Besnik Murataj, në bashkëpunim me Tomasz Piekarniak, Rino Gerardi dhe Ervin Qezi. Ndërkohë në Bolonja operonin Agron Xhafaj dhe Orges Seferaj, në Parma, Altin Maci dhe në Imperia, Edison Sali. Sipas hetimeve, qytetari polak Tomasz Piekarniak bënte pjesë në një grup të organizuar krimi, që ishte vërtetuar nga përgjimet telefonike.

Kanadezi në Shqipëri
Ky grup importonte hashash, heroinë dhe marihuanë nga Shqipëria dhe kishte planifikuar trafikim të heroinës dhe kokainës ndërmjet Italisë, SHBA, Kanadasë dhe Shqipërisë. Piekarniak përdori hashash dhe marihuanë për ta trafikuar nga Emilia Romanja e Italisë në Poloni përmes qytetarit shqiptar Besnik Murataj dhe atij kanadez Frank Morello, i cili kishte udhëtuar edhe në Shqipëri. Besnik Murataj ishte lidhur me italianin Paolo lo Sasso, që jetonte në SHBA dhe ishte shumë aktiv në shkëmbimin e kokainës të prodhuar në Amerikën e Jugut me heroinë që vinte nga Shqipëria, e destinuar për tregun amerikan.

Roli i kunatit
Fadil Papa, me pseudonimin Ndriçim Haxhiaj (Çimi) furnizonte drogat nga Shqipëria për në Salento, në Bolonjë e shiste Agron Xhafaj (Goni) me Orges Seferajn (Gesi), në Parmë Altin Maci (Miu), në Imperia Edison Sali (Soni) dhe në Venecia Besnik Murataj. Fadil Papa ishte kunati i Besnik Muratajt. Ky i fundit siguronte të gjitha drogat, sipas përgjimeve telefonike. Hetimet nxorrën në pah faktin se Besnik Murataj dhe Paolo lo Sasso, që ishte mik i Gramos Muratajt, vëllai i Besnikut, kishte realizuar shkëmbime heroine-kokainë.

Prangosja në 2000
Më 2 dhjetor 2000 Frank Morello mbërriti në Venecia. Vëllai i tij Antony Morello ishte në Vlorë, ku më datë 4 u takua me Fadil Papën, që i gjeti një kg heroinë, por u arrestua nga policia shqiptare më 7 dhjetor 2000. Përgjimet konstatuan se ishte përfshirë në trafik babai i tij.

Ndërkohë, Gramos Murataj, vëllai i Besnikut, doli nga burgu në Zvicër, ku mbahej për akuzën e tentativës së vrasjes dhe menjëherë tentoi të trafikonte 40 kg heroinë, më 3 tetor 2001 në Stamboll. Nisur nga këto konstatime, autoritetet italiane kanë nxjerrë urdhër arresti me burg për këta persona, të implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës: MURATAJ Besnik, GERARDI Rino, KACI Naltin, LO SASSO Paolo, MACI Atin, MORELLO Anthony, MORELLO Frank, MURATAJ Gramos, PAPA Fadil, PIEKARNIAK Tomasz, QEZI Ervin, SALI Edison, SEFERAJ Orges, SZAMBOROËSKI Adam, TORO Julian, XHAFAJ Agron. Besnik Murataj kishte një punë “mbuluese” në picerinë “Bucintoro” në Jesolo, Itali. Murataj dhe Tomasz banonin në të njejtën shtëpi.

16 URDHËR ARRESTE
 Besnik Murataj
 Rino Gerardi
 Altin Kaci
 Paolo Lo Sasso
 Atin Maci
 Anthony Morello
 Frank Morello
 Gramos Murataj
 Fadil Papa
 Tomasz Piekarniak
 Ervin Qezi
 Edison Sali
 Orges Seferaj
 Adam Szamborowski
 Julian Toro
 Agron Xhafaj

Shkrimi u publikua sot (08.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese