Trafiku i kokainës në Angli, 'The Times': Shqiptarët të dytët pas britanikëve

Grupet kriminale shqiptare që kontrollojnë trafikun e kokainës me një nivel të lartë pastërtie janë rritur me 60% gjatë tre viteve të fundit. 
Me këtë konstatim e nis një artikull të gjatë për krimin shqiptarë në Angli gazeta The Times e cila thekson se shqiptarët janë përgjegjës për krime të dhunshme.

Ky shtim i prezencës së grupeve kriminale në shtetin ishull sipas kësaj gazete vjen pasi shqiptarët kanë konsoliduar lidhjet e tyre me kartelet e drogës në Amerikën Latine. Gazeta 'The Times' bazohet në këto konstatime pasi ka parë të dhënat më të fundit të NCA agjencisë britanike kundra krimit të organizuar.

Në renditjen e grupeve kriminale hartuar nga NCA të parët janë britanikët, ndërsa këtë vit të dytët janë renditur shqiptarët të cilët lanë pas rumunët të cilët vitin e shkuar ishin të dytët.

“Grupet kriminale shqiptare kanë zhvilluar tashmë një reputacion të frikshëm pasi janë ekspertë në fshehjen, transportin e më pas
shitjen e kokainës në sasi të mëdha. Ata ia kanë dalë që të armatosen duke nxjerrë nga tregtia e drogës grupet e tjera rivale”,
 shkruan The Times.


(Artikulli i publikuar nga The Times për grupet shqiptaret të kokainës në Britaninë e Madhe)

Gerry McLean, kreu Scotland Yard për krimin e organizuar ka deklaruar për 'The Times' se: Shtetasit shqiptarë qëndrojnë në Angli duke përdorur identitete të rreme. Impakti grupeve kriminale shqiptare na ka bërë që të punojmë me partnerët duke zhvilluar një sër operacionesh si përgjigje ndaj tyre”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 10/05/2018 10:35

    Nuk e di kush janë te dytet, te tretët etj.. Rëndësi ka që vendasit janë gjithnje te parët pasi janë në ved të tyre. Këtë kam idenë se dhe deputetët holandezë që erdhën në Shqipëri e dinë se në vendin e tyre janë vendasit ata që bëjnë paudhësitë, pastaj të huajt.

    Përgjigju
    • Tironsi: 01/06/2018 12:43

      Shkalla e perqindjes me nr banoresh..... rendesi ka qe ne jemi te paret si emigrant te kriminalizuar....

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

‘Faqe e zezë’, Basha: Të protestosh para Bashkisë me Ilir  Metën, solli Ramën në pushtet e tani del aty si ‘supermen’

‘Faqe e zezë’, Basha: Të protestosh para Bashkisë me Ilir  Metën, solli Ramën në pushtet e tani del aty si ‘supermen’