'Trafiku i qenieve njerëzore', Meta takohet me ambasadoren Yuri Kim: Po forcojmë bashkëpunimin! Nevojitet trajnim i policisë, prokuroritë të hetojnë me shpejtësi rastet

“Trafiku i qenieve njerëzore në Ballkan”. Kjo ishte tema që bëri bashkë presidentin Ilir Meta dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim. E pranishme është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, senatorë e kongresmenë nga SHBA dhe përfaqësues të qeverisë. Në fjalën e tij, presidenti Meta tha se trafikantët synojnë personat me vështirësi ekonomike, ndaj kërkon që të trajnohen policët dhe prokurorët për hetimin dhe ndjekjen penale të trafikimit. Në përfundim të takimit, presidenti shtrëngoi dorën me ambasadoren Yuri Kim dhe në daljen para mediave, u pyet se cili hodhi hapin e parë, ndërsa u përgjigj duke thënë se po forcojnë bashkëpunimin për këtë fenomen shqetësues të trafikimit të qenieve njerëzore.

Më pas u miratua rezoluta “Për intensifikimin e përpjekjeve në luftën kundër trafikimit njerëzor dhe sigurimit të një mbrojtje efektive për viktimat e trafikimit”. Presidenti Meta tha se lufta ndaj këtij fenomeni është sfidë e madhe në nivel global. Ndër të tjera u shpreh se janë ende 100 mijë persona që trafikohen në Ballkan, ndërsa 17% e viktimave në BE janë nga vendet tona të rajonit. Në fjalën e tij gjatë forumit, Meta theksoi se ka vend për përmirësime dhe viktimat e trafikimit duhet të trajtohen si viktima krimi. 

“Grupet tona vazhdojnë të hasin vështirësi në hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Në të gjitha raportet vërehet se viktimat e trafikimit janë nga 18-24 vjeç, pra në kulmin e rinisë. Synimi i trafikantëve janë personat me vështirësi më të mëdha ekonomi sociale, emigrantët e parregullt, personat e dëshpëruar për punë, që bien viktimë e trafikimit për shkak të nevojës për mbijetesë. Kërkohet hetim për trafikantët, përfshirë bashkëpunëtorët. Nevojitet trajnim i vazhdueshëm i Policisë së Shtetit, prokurorëve, për hetimin me shpejtësi dhe ndjekës penale të trafikimit. Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që vendosi një marrëveshje me Frontex.

Ka ende vend për përmirësime dhe ndërhyrje me rëndësi. Viktimat e trafikimit duhet të trajtohen si viktima të krimit. S’duhet të trajtohen si burim provash, janë qenie njerëzore. Liria ka rëndësi sepse njerëzit kanë rëndësi. Lufta për liri zhvillohet edhe në nivel global. Dua të shpreh mirënjohje për institucionet, bashkive fetare dhe organizatave jo qeveritare që kanë ushtruar dhe ushtrojnë veprimtarinë në veprat e trafikimit", tha Meta.

Ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vlerësuar punën e qeverisë shqiptare për të trafikimin duke thënë se është miratuar një plan kombëtar, megjithëse mbetet shumë punë për të bërë.

“Është e vërtetë që për shumë vite trafikimi dhe skllavëria kanë qenë të pranuara por tani kemi përparimi. Trafikimi dhe skllavëria është e gabuar. Çdo qenie njerëzore ka vlerë në vetvete. Vlerësoj faktin që qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapat për të ndjekur penalisht autorët e këtyre veprave penale. Gjithashtu ka miratuar një plan kombëtar kundër trafikimit. Viktimat e trafikimit duhet të jenë vlerësuese të asaj që flasim, që nuk është thjesht një turmë njerëzish pa emër apo fytyrë. Po flasim për qenie njerëzore që secili është anëtar. Mbetet ende shumë punë për të bërë.

Njësitë e identifikimit të viktimave kanë nevojë për fonde. Ne besojmë se ekziston vullneti dhe në të gjitha nivelet e lidershipit shqiptar, pavarësisht nga niveli. Ne kemi financuar një projekt përmes OKB për të mbështetur viktimat e trafikimit. Asnjë vend nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Nevojitet një qasje për sistemet anti trafik. Është e rëndësishme që të mos kemi thjesht folësa nga SHBA por dhe vendet e tjera. Ne do qëndrojmë gjithmonë me ju në këtë luftë”, tha Kim.

Mesa duket, presidenti Ilir Meta dhe ambasadorja Yuri Kim kanë lënë pas përplasjet dhe u bashkuan në një aktivitet për viktimat e trafikimit. Kujtojmë se para zgjedhjeve të 25 prillit, presidenti Ilir Meta i cili ishte i përfshirë në fushatën zgjedhore, i bëri thirrje qytetarëve që t'i 'mprehin sfurqet e sëpatat për të mbrojtur votën, me në krye Presidentin.

Këtë deklaratë diplomatja amerikane e dënoi ashpër duke shigjetuar drejtpërdrejt kreun e shtetit dhe duke i thënë se thirrjet e tij për mprehje të sfurqeve dhe sëpatave janë të papranueshme dhe të dënueshme dhe se për këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Kim shkruante se ata që nxisin dhunën se nuk u pëlqen rezultati i 25 prillit duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:20
Takimi i Metës me Yuri Kim, Monika Kryemadhi nxjerr telefonin për t'i fotografuar

1653481254_6400mona402.jpeg

Në “Forumin e Lirisë Ballkanike”, ku u bashkuan Ilir Meta me ambasadoren amerikane Yuri Kim për të diskutuar për trafikimin e qenieve njerëzore, ishte e pranishme edhe kryetarja e LSI.

Monika Kryemadhi është fotografuar në një moment duke filmuar bashkëshortin e saj, presidentin Ilir Meta. Nuk dihet cilin moment ka kapur kryetarja e LSI në takimin që pati Meta me ambasadoren Kim, me të cilën shtrëngoi dorën duke lënë pas edhe përplasjet që patën pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ora 11:30
Kush e bëri hapin e parë? Presidenti Meta flet për takimin me Yuri Kim: Po forcojmë bashkëpunimin kundër trafikut të qenieve njerëzore

1653471107_Screenshot916780x405.jpg

Presidenti Ilir Meta foli para mediave pas aktivitetit ku ishte e pranishme ambasadorja Yuri Kim dhe u pyet se cili bëri hapin e parë për shtrëngimin e duarve duke i dhënë fund përplasjeve që kanë pasur për zgjedhjet e 25 prillit. Meta tha se nuk ka asnjë problem mes tyre.

“Asnjë problem përveç forcimit të mëtejshëm, bashkëpunimit kundër trafikut të qenieve njerëzore për shkak të numrit të largimit të qytetarëve tanë, sidomos të rinjve. Është një pasojë e madhe për të gjithë shoqërinë tonë sepse shkatërron fëmijë, familje, por njëkohësisht edhe shteron shumë prej energjive më të mira të këtij vendi për zhvillim. Lufta kundër trafiqeve duhet të jetë prioritet për ne, për qeverinë. Ne e dimë që trafikimi është një krim ndërkombëtar”, tha Meta.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Babai yt Edi Rama e lavdëron SPAK kur godet opozitën, por e sulmon kur i cenon interesat e oligarkëve

Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Babai yt Edi Rama e lavdëron SPAK kur godet opozitën, por e sulmon kur i cenon interesat e oligarkëve