Një nëndetëse për trafik droge, finalizohet operacioni ndërkombëtar në Spanjë! Sekuestrohen 3 ton kokainë, 52 të arrestuar

Një nëndetëse për trafik droge, finalizohet operacioni ndërkombëtar në Spanjë! Sekuestrohen 3 ton kokainë, 52 të arrestuar

Nëndetësja e sekuestruar

Një megaoperacion ndërkombëtar është zhvilluar kundër trafikut të kokainës. Janë sekuestruar 3 tonë kokainë, 700 kg kanabis dhe 100.000 € cash

Operacioni i zhvilluar nga EUROPOL ka sekuestruar nëndetësen e parë të ndërtuar në Europë për trafik droge, gjatë operacionit është kapur në Malaga nëndetësja e parë që do të përdorej për transportimin e lëndëve narkotike. Nëndetësja ishte e aftë të transportonte deri në dy tonë drogë të prodhuara në Evropë dhe e  cila së shpejti do të të përdorej nga narkotikët.

Sekuestrimi u bë në kuadrin e operacionit FERRO, një operacion i nivelit të lartë i zbatimit të ligjit kundër një grupi të krimit të organizuar. Në operacion u përfshinë mbi 300 oficerë policie, të mbështetur nga Policia Kombëtare e Kolumbisë (Policía Nacional de Columbia), Policia Kombëtare Holandeze (Politie), Policia Portugeze (Polícia Judiciária), Agjencia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Gjatë operacionit janë arrestuar edhe 52 persona - 30 prej të cilëve gjenden në paraburgim dhe është sekuestruar gjithashtu një plantacion me 1,200 bimë marihuanë.

Anija, e para e këtij lloji e vendosur në Spanjë, ishte në ndërtim e sipër, siç raporton nga Policia Kombëtare.  Ajo është e gjatë nëntë metra, tre metra e gjerë  dhe tre metra e thellë. 

Gjatë fazës së parë hetuesit identifikuan një grup të krimit të organizuar, të përbërë nga shtetas spanjollë, kolumbianë dhe Dominikanë, të përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të kokainës, hashashit dhe marijuanës. Qendra e tyre ishte në Katalunja.  Midis prillit deri në dhjetor 2020, u sekuestruan 2 900 kg kokainë.

Gjatë fazës së dytë , në nëntor 2020, oficerët e policisë në Spanjë arrestuan liderin e këtij rrjeti kriminal në Tarragona, së bashku me 13 bashkëpunëtorë të tij.

Gjatë fazës së tretë, në shkurt të këtij viti, një tjetër degë e këtij grupi të krimit të organizuar u vu në shënjestër. Katër individë u arrestuan në Tarragona dhe atyre iu sekuestrua një ngarkesë me 583 kilogramë hashash gjatë transportit për në Francë dhe Itali.

Gjatë fazës së katërt, u arrestua një nga liderët kryesorë  të grupi në aeroportin El Prat në Barcelonë ndërsa po përpiqej të ikte në Hollandë. Si rezultat i këtij arrestimi dhe pas kontrolleve në depo  u sekuestruan 300 kilogramë kokainë.

Në fazën e pestë një laborator klandestin i drogës u zbulua në Barcelonë pranë një plantacioni të kanabisit me mbi 1 150 bimë.

Në fund të shkurtit, anëtarët e mbetur të rrjetit kriminal u arrestuan. Rreth 6 000 kg drogë u sekuestruan gjithashtu, të destinuara për një laborator klandestin në Murcia.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH